Rriten temperaturat, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Rriten temperaturat, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Sipas MeteoAlb, tërheqja e masave ajrore polare do të bëjë që të ketë rritje të temperaturave, ndërsa moti vijon të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të dukshme vranësirat do jenë në zonat përgjatë kufirit lindor. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të mbeten në të njëjtat kushte atmosferike në të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit rriten me të paktën 2 gradë në mëngjes po ashtu rritje sjellin edhe orët e mesditës duke luhatur ekstremumet ditore nga -4°C deri në 14 °C.

Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgë 3 ballë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Furnizoi Rusinë me raketa balistike, BE do të vendosë sanksione ndaj Iranit

Furnizoi Rusinë me raketa balistike, BE do të vendosë sanksione ndaj Iranit