Borxhi publik këtë vit ka kapur shifra rekord. Në fund të shtatorit të këtij viti sipas të dhënave të Ministrisë së Financave borxhi publik arrit në 10.6 miliardë euro, duke u rritur me 477.7 milionë euro në krahasim me dhjetorin e vitit 2020.
Marrja e kredive nga institucionet ndërkombëtare si për pandeminë ashtu edhe për investime, tërheqja e huave për procesin e rindërtimin ka bërë që borxhi të vijoj të rritet edhe këtë vit.
Sipas raportit të financave si pasojë e rritjes së të ardhurave në 9 mujor, borxhi publik është 76.1% e PBB-së së vendit, ndërsa është parashikuar që deri në fund të këtij viti të arrij në rreth 80%.
Këtë vit qeveria ka njoftuar se do të marrë një tjetër borxh, në vlerën nga 500 deri në 700 milionë eurove. Ky eurobond sipas financave do të përdoret për të shlyer borxhet e kaluar dhe për të rritur mbështetjen buxhetore.
Nga viti 2019, kur ekonomia ishte në rritje të konsiderueshme deri në nëntor kur ndodhi tërmeti, borxhi është rritur me rreth 10%.
Ndërkohë 41.4% e borxhit publik është marrë në tregun e brendshëm ndërsa 34.7% është marrë në tregun e huaj.
Konkretisht Shqipëria ka marrë 2.6 miliardë euro nga institucionet ndërkombëtare, ka marrë 735 milionë euro nga shtete të ndryshme në formën e huave, ka tërhequr 1.4 miliardë euro dhe kredi private si dhe janë 1.1 miliardë euro eurobonde.
Niveli i borxhit konsiderohet shqetësues nga institucionet e huaja, të cilët kërkojnë marrje masash për të filluar ulja e tij.
BORXHI PUBLIK
Tremujori 3 në 2020 10,425 mld euro
Tremujori 3 në 2021 10,602 mld euro
Diferenca 177,6 mln euro
BORXHI PUBLIK
Fundi i vitit 2020 10,124 mld euro
Tremujori 3 në 2021 10,602 mld euro
Diferenca 477,7 mln euro
/LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.6%
-
Jo
26.5%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 3270
Lajme të tjera
-
Lehtësi fiskale të rinjve të punësuar, një pjesë e tatimit mbi pagën do u kthehet mbrapsht! Taksim 23% vetëm për pagat mbi 250 mijë lekë
16 Prill, 16:26
-
Paketë e re fiskale, ulje tatimi për pagat e të rinjtë deri në 29 vjeç dhe për prindërit me fëmijë nën 18-vjeç! Mete: Mësuesit, me rritjen më të madhe të pagave
12 Prill, 14:43
-
Garancia shtetërore 4 mld lekë për industrisë përpunuese, mbulon 70% të kredisë, afati i shlyerjes deri në 7 vjet
9 Prill, 16:49
-
Ministri i Financave: Në qershor do rishikohet tatimi mbi pagat! Synojmë lehtësimin e tatimit për shtresat e mesme! Dhoma Amerikane: Erëra të mira për vendin, por s’mjaftojnë
26 Mars, 21:17
-
Ministri i Financave: Nga turizmi ekonomia përfitoi 4.2 mld euro vitin e kaluar
26 Mars, 17:31
-
Tatimi i rrogave të larta pritet të ulet në qershor! 23 mijë qytetarë me pagë mbi 200 mijë lekë! Ministria e Financave po punon për fashat e reja
25 Mars, 15:56
-
Janar e Shkurt u mblodhën mbi 1 miliard euro! Ministria e Financave: Edhe shpenzimet u rritën me 110 mln euro
19 Mars, 16:34
-
Evazioni në turizëm/ Hotelet deklaruan xhiro 9 herë më të ulët se realiteti! Financat: Referencat do ulin informaliteti! Braçe kundër
12 Mars, 15:47
-
Inceneratorët/ SPAK merr në pyetje për 30 minuta ministrin e Financave, Ervin Mete
6 Mars, 17:47
-
Zaloshnja: Aftësia për shlyerjen e borxhit publik, Shqipëria e fundit në rajon
3 Mars, 09:49
-
Bashkitë rrisin borxhet me 291 mln lekë! Nuk paguan investimet as shërbimet! Vora e Kavaja në vështirësi financiare
27 Shkurt, 18:08
-
Shifrat/ Borxhi publik në vitin 2023 ra me 92.3 mln euro, por kostot e shlyerjes u rritën me mbi 223 milionë euro
23 Shkurt, 19:37
pse nuk shpjegon ma shum detalje ,sa ishte kamta,cka ka garantu shteti,cka ka shit,pse jeni kaq analfabeta ma shum detaje kto informata jan t pakta
PërgjigjuKujdes me borxhin se tecon be falimentim.Mqte qe i sygjerojne qeverise te narr borxh kane strategji qe neser te kmandohbe dhe ekonomine dhe shtetin.Nuk ndertohet shtepua me miell hua.Sgtriji jembet sa ke joeganin dhe jo shpenzime koti ne infrastrukture qe sa te jete jeta nuk do i shlyejne oarate e veta.Me mire rikonstruksion themelor hekurydhes ekzistuese se sa tuneli llgarase
Përgjigju