Rritet çmimi biletës, banorët
bllokojnë urbanin në Petrelë

Rritet çmimi biletës, banorët<br />bllokojnë urbanin në Petrelë<br>
Tiranë- Urbani i Petrelës u gjet i bllokuar sot nga banorë të zonës, pas rritjes së papritur të biletës së udhëtimit nga 80 në 100 lekë.

 

Në orën që urbani i Petrelës do të duhej të lëvizte, në sheshin e zonës ishin mbledhur spontanisht qytetarët, të cilët rrethuan mjetin, për të kundërshtuar rritjen e çmimit të biletës. Kreu i njësisë administrative Petrelë, Ilmi Aga për Report Tv tha se në rast se, nuk do të ketë reagim nga bashkia për të mos lejuar rritjen e çmimit të biletës, tek stacioni ku niset autobusi, do të mblidhen dhe do të bllokojnë rrugën të gjithë banorët e zonës.

 

Nga 80 e kanë bërë 100 lekë biletën e urbanit të Petrelës,” tha një qytetar.

“Është turp dhe faqe zezë sepse nga Tirana deri në Petrelë është 12 apo 13 kilometra, merre Ndroqin sa është? Është 50 lekë bileta, duhet të shikohet gjendja sepse më vonë do vazhdojmë protestën madje do bllokohet rruga kryesore, sepse tani kështu u bë,” shpjegoi Iami Aga, Kryeplaku i Petrelës.

Banorët të cilët zgjedhin çdo ditë si mjetë për të lëvizur urbainin e Petrelës thonë se rritja e çmimit është e papërballueshme për ta.

“Bileta të rritet kur të rritet ekonomia, ekonomi poshtë dhe çmimi i biletave në qiell, çfarë është kjo,” tha një banor i Petrelës.

“Tiranë-Ndroq është 20 kilometra dhe çmimi i biletës është 50 lekë ndërsa Tiranë-Petrel 12 kilometra me biletë 100 lekë kërkojmë të zgjidhet ky problem,” thotë një zonjë.

“Këtë problem duhet ta zgjidhi bashkia nëse nuk e bëjnë nesër do të bllokojmë rrugën te peshkatari, detyrimisht do njoftojmë policinë dhe do bllokojmë rrugën te peshkatari,” deklaroi një tjetër banor.

“Kam dy fëmijë në shkollë nga 200 lekë të reja secili shkojnë 400, pra 12000 lekë në muaj çfarë bëhet kështu është tmerr kush e dëgjon këtë problem,” tregoi një prind që dërgonte 2 fëmijët në shkollë me autobusin e Petrelës.

Askush nuk i kishte njoftuar banorët se, nisur nga dita e sotme ata do të paguanin 20 lekë më tepër për të kryer lëvizjet e tyre me urban. Rritja e biletës ka shkaktuar revoltë tek banorët, ndërsa nesër do të ketë një takim me përfaqësues të bashkisë për të vendosur mbi çmimin e biletës së urbanit të Petrelës.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot