Rritet me 12 lekë çmimi i naftës, Sula: Vjedhje e hapur ndaj qytetarëve! Mbushin arkat e shtetit, fitojnë edhe oligarkët

Rritet me 12 lekë çmimi i naftës, Sula: Vjedhje e hapur ndaj qytetarëve! Mbushin arkat e shtetit, fitojnë edhe oligarkët

Foto ilustruese

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka hedhur akuza ndaj qeverisë sa i përket rritjes së çmimit të karburanteve. Bordi i Transparencës publikoi sot ndryshimet e fundit në çmime ku nafta u rrit me 12 lekë e ndërsa gazi me 4 lekë, shifra këto që kanë nxitur reagimin e deputetit ku thotë se kjo qeveri po vjedh shqiptarët. Të vetmit që po humbasin nga këto ndryshime janë qytetarët e ndershëm vijon më tej Sula ku thotë se fitimet shkojnë në xhepat e pushtetarëve dhe oligarkëve.

‘Qeveria me dy fytyra që vjedh shqiptarët!

Në dy javët e kaluara çmimi i karburantit në tregun ndërkombëtarë, në bursë shënoi një rënie të theksuar duke shkuar në nivelet e para luftës në Ukrainë. Por bordi i vjedhjes së shqiptarëve nuk e çoi për asnjë ditë çmimin e naftës me pakicë nën 2200 lekë të vjetër për litër naftë. Nuk mblidheshin por edhe kur mblidheshin bënin ulje qesharake me 10 lek të vjetër.

Ndërkohë ministrja e financave në mënyrë të vazhdueshme i ka dalë në mbrojtje interesit të oligarkëve dhe akuzonte ekonomistët, ekspertët e hidrokarbureve, neve përfaqësuesve të popullit se ngatërronim çmimin në bursë të naftës së përpunuar me atë të papërpunuar. Të gjithë ekspertët, ekonomistët, politikanët e tjerë që kërkonin uljen e çmimit të naftës si reflektim i bursës, ishin injorantë vetëm qeveria ishte “gjeniu” që bënte përllogaritje të sakta.

Por përkundër argumentit të ministres del sërish Bordi i vjedhjes së qytetarëve. Dy ditët e fundit i njëjti burim që të cilit i jemi referuar kur është ulur çmimi në bursë, ka treguar një rritje të lehtë të çmimit. Por këtë herë Bordi nuk bëri sikur nuk e pa, por u mblodh sot dhe nuk bëri rritje njësoj siç e ulte me 10 lek të vjetër, por e rriti me 120 lekë të vjetër. Çmimi i naftës sot në pikat me pakicë shitet me 2390 lekë të vjetër për litër nga 2270 lekë për litër që shitej pak ditë më parë.

Kjo është vjedhje e hapur ndaj qytetarëve. Është absurditet që do tu kthehet në bumerang të pangopurve të qeverisë dhe oligarkëve. Duke rritur çmimin, qeveria mbush arkat e shtetit për të mbyllur gropat evazive, njëkohësisht fitojnë edhe oligarkët e naftës me përqindjen e marzhit të fitimit. Të vetmit që humbasin janë shqiptarët. Qytetarët e ndershëm që jetojnë me djersën e ballit. Ndaj ne shohim çdo ditë e më shumë shqiptar që largohen nga ky vend. Në fakt nuk duhet të ikin shqiptarët, duhet të largohen dhe të vendosen para drejtësisë ata që vjedhin dhe që abuzojnë.’- shkruan Sula.

Kujtojmë se Bordi i Transparencës u mblodh sot dhe vendosi çmimet e reja deri në njoftimin pasardhës. Nga dita e sotme, nafta do të shitet me 239 lekë/litri nga 227 litër që ishte më parë. Edhe benzina do të shitet 4 lekë më shtrenjtë, nga 201 lekë/litri, shkon në 205 lekë/litri. Ndërsa çmimi i gazit mbetet 78 lekë/litri. Bordi sqaron se sipas aktit normativ të miratuar nga qeverisë i referohet bursës agjencisë ndërkombëtare “S&P Global Platts” në dollarë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë