Rritet me 20.7% prodhimi i energjisë elektrike në tremujorin e parë, kontributin më të madh e dhanë HEC-et private

Është rritur me 20.7% prodhimi i energjisë elektrike në tremujorin e parë të vitit 2020. Sipas INSTAT kontributin më të madh në rritjen e energjisë e kanë dhënë hidrocentralet private me mbi 50%, dhe kontributin më të vogël e kanë pasur ato të energjisë së rinovueshme. Po ashtu janë rritur edhe humbjet në rrjet me 8%.

Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë arriti vlerën 1.546 GËh nga 1.281 GËh. Ndërkohë për të njëjtën periudhë sipas raportit energjia elektrike në dispozicion u rrit me 0,9 %.

Në këtë tremujor të parë kontributin më të madh në prodhimin e energjisë e kanë pasur HEC-et private dhe koncesionet me 51.6%, më pas janë hidrocentralet publike në masën 48,0 %, ndërsa në kuota tepër minimale është energjia e rinovueshme që përbën vetëm ,4 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Kjo rritje e prodhimit është shoqëruar edhe me rritje të eksporteve në masën e 4.1 herë më shumë se në 2019, ndërsa importi u rrit me 1 herë më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për periudhën Janar-Mars është eksportuar mbi 346 GËh energji nga 84 GËh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa është importuar  917 GËh energji nga 901 GËh në tremujorin e parë të 2019.  Por gjithashtu janë rritur edhe humbjet në rrjet me 8%, ku ndikimi më i madh ka qenë nga humbjet në shpërndarje.

Nga ana tjetër ka rënë me 1,5 %, përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e parë të vitit 2020, dhe ndikimin më të madh e kanë dhënë konsumatorët jo familjarë të cilët kontribuuan me -3,2 % dhe konsumatorët familjar kanë rritur konsumin me 1,8%.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare