Rritet ndjeshëm numri i infektimeve me COVID-19 në Kosovë, 709 raste dhe 8 viktima në 24 orët e fundit

Rritet ndjeshëm numri i infektimeve me COVID-19 në Kosovë, 709 raste dhe 8 viktima në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

KOSOVË- Infektimet nga COVID-19 në Kosovë nuk dinë të ndalen! Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 709 persona dhe janë raportuar 8 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve është rritur ndjeshëm, pasi dje janë regjistruar 553 raste pozitive. Për sa i përket viktimave është i njëjtë.

Numri i pacientëve të cilët kanë arritur të fitojnë betejën meCOVID-19 gjatë 24 orët e fundit është 385.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 242 raste, Gjilan 61 raste, Fushë-Kosovë 60 raste, Pejë 51 raste, Gjakovë 41 raste, Kamenicë 41 raste, Mitrovicë 35 raste, Ferizaj 33 raste, Podujevë 18 raste, Viti 18 raste, Obiliq 16 raste, Vushtrri 12 raste, Skenderaj 11 raste, Prizren 10 raste, Suharekë 10 raste, Drenas 9 raste, Lipjan 9 raste, Istog 6 raste, Novobërdë 6 raste, Klinë 5 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Shtime 3 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Kaçanik dhe Kllokot.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (74, 60 vjeç), Prishtinë 2 raste (89, 76 vjeç), Kaçanik 1 rast (76 vjeç), Podujevë 1 rast (70 vjeç), Rahovec 1 rast (62 vjeç), Skenderaj 1 rast (64 vjeç).

Numri total i infektimeve është 79.089 në të gjithë vendin, ndërsa numri i viktimave ka shkuar 1.731 që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Pavarësisht se ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj tha se vaksinat anti-COVID do të ishin në vend në shkurt, ato ende nuk kanë mbërritur.

Kohët e fundit në Kosovë janë shfaqur edhe variantet e reja të COVID-19 gjë që ka ngritur alarmin në vend.

Megjithëse vaksinat ende nuk kanë mbërritur dhe shifrat e infektimeve dhe viktimave gjithnjë rriten qeveria ende nuk ka ndërmarrë masa të reja anti-COVID.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë