Rritet numri i aksidenteve në gusht, 7.3% më shumë se një vit më parë! E hëna shënoi më shumë përplasje, e diela më pak

Muaji gusht që përkon me fluksin e pushuesve dhe turistëve në vend për pushime, ka shënuar një rritje të aksidenteve me 7.3% më shumë se gushti i kaluar. Sipas Institutit të Statistikave këtë gusht u shënuan 117 aksidente, 8 më shumë se gushtin e vjetshëm kur patëm 109 të tilla.

Përmes këtij grafiku të INSTAT me ngjyrë të blu është numri të aksidenteve dhe me ngjyrë të kuqe numri i të aksidentuarve të gushtit 2019, 2020, 2021, 2022 dhe më të këtij viti. Kurba rritëse në grafik pavarësisht masave të shtuara të policisë apo ashpërsimit të kodit rrugor flet më qartë për situatën në rrugë. 

Të aksidentuarit kur përfshihen të vrarë dhe të plagosur rezulton me 180 persona nga 152 të gushtit të kaluar. Instituti përcakton se 96.6% e aksidenteve të ndodhura janë pasojë e sjelljes në timon të drejtuesit të mjetit, kryesisht nga grupmoshat 35-44 vjeç. Kjo moshë shoferësh zë 22.2 % e totalit të aksidenteve të gushtit, grupmoshë e cila këtë vit ka rritje të përfshirjes në aksidente me 30%. Këtë gusht rezulton se të plagosurit dhe të vdekurit e aksidenteve të gushtit janë meshkujt dhe rritja e këtij vit është me 28 burra e djem më shumë.

Edhe më e rëndësishme vjen specifikimi që bën INSTAT kur thotë se në gusht numri më i lartë i aksidenteve ka ndodhur ditën e hënë me gati 18% dhe më i ulëti ditën e diele me 10.3%.Me numër të lartë aksidentesh sikurse shihet është edhe dita e martë, me 17%, e premte me 16.2% por edhe e shtuna me 15.4%.

Gjatë gushtit 2023, aksidentet kryesisht janë shënuar në pjesën e dytë të ditës, përkatësish në përgjatë orës 19.00 deri në 24.00 në mesnatë me 23.9% e aksidenteve. Nëse i referohemi gushtit ky orar përkon me kthimet nga plazhet, nga zonat bregdetare të pushuesve dhe lëvizjet nga qyteti në qytet. 

Ora 12.00 deri në 14.00 është orari kur ka më pak aksidente referuar edhe angazhimeve të qytetarëve që kryesisht në këtë orar janë në pune apo pushimi dreke. Shqetësuese është edhe shifra 21.4% e aksidenteve që janë shënuar në oraret 8 e mëngjesit deri në 12.00 ku gjatë gushtit përgjithësisht në qendrat urbane janë për shkak të trafikut ku shpesh shkelen rregullat e qarkullimit apo në rrugët interburbane për shkak të ngarkesave drejt zonave bregdetare.

NUMRI I TË AKSIDENTUARVE
GUSHT 2022       152
GUSHT 2023       180

 

NUMRI I AKSIDENTEVE
GUSHT 2022       109
GUSHT 2023       117

 

AKSIDENTET SIPAS DITËS SË JAVËS
E HËNË                                 17.9%
E MARTË                               12.0%
E MËRKURË                         17.1%
E ENJTE                                11.1%
E PREMTE                            16.2%
E SHTUNË                             15.4%
E DIELË                                 10.3%

 

AKSIDENTET RRUGORE SIPAS ORËS SË NDODHJES
00:00-06:00                       10.3%
06:00-08:00                        9.4%
08:00-12:00                       21.4%
12:00-14:00                       5.1%
14:00-17:00                       16.2%
17:00-19:00                       13.7%
19.00:24.00                       23.9%

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat