KOSOVË- Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 307 persona dhe janë raportuar 4 viktima.
Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve është rritur ndjeshëm, pasi dje ishin 234 rastet pozitive me COVID-19. Ndërkohë për sa i përket numrit të viktimave, sot janë regjistruar 2 viktima më shumë.
Numri i pacientëve të cilët kanë arritur të mposhtin COVID-19 është 221 në 24 orët e fundit.
Sipas ISHKPK-së, rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 128 raste, Prizren 34 raste, Gjakovë 17 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Pejë 16 raste, Podujevë 16 raste, Mitrovicë 12 raste, Gjilan 9 raste, Vushtrri 9 raste, Lipjan 8 raste, Istog 6 raste, Suharekë 6 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 5 raste, Dragash 4 raste, Drenas 4 raste, Ferizaj 4 raste, Deçan 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Kamenicë, Kaçanik dhe Skenderaj.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (58 vjeç), Malishevë 1 rast (63 vjeç), Prizren 1 rast (63 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (58 vjeç).
Numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 63.089, ndërkohë që ai i viktimave është 1.532 në të gjithë që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se vaksinat kundër koronavirusit do të arrijnë në Kosovë gjatë këtij muaji. Ai siguroi se procesi i përgatitjes për ardhje të vaksinave ka përfunduar, që nënkupton planin e imunizimit dhe sigurimin e zinxhirit të ftohjes.
Kohët e fundit në Kosovë është ngritur alarmi pasi në vend janë regjistruar 3 rastet e para pozitive me variantin britanik të COVID-19.