Rritet numri i punonjësve të
KQZ, reduktohet për 2 ministri

Rritet numri i punonjësve të<br />KQZ, reduktohet për 2 ministri
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e radhës që u zhvillua sot ka vendosur që të shtojë numrin e punonjësve në disa institucione, ndërsa në disa të tjera t'i reduktojë.
 
Kështu numri i punonjësve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2017, që është edhe vit zgjedhjesh shtohet me 6 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të këtij institucioni në 71 punonjës.
 
Numri i punonjësve të Ministrisë së Zhvillimit Urban për vitin 2017 shtohet me 4 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të këtij institucioni në 539 punonjës.
 
Numri i punonjësve të Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2017 shtohet me 8 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të këtij institucioni në30 punonjës.
 
Numri i punonjësve të Komitetit Shtetëror të Minoriteteve për vitin 2017 shtohet me 5 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të këtij institucioni në 15 punonjës.
 
Numri i punonjësve të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për vitin 2017 reduktohet me 18 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të këtij institucioni në 3 014 punonjës.
 
Numri i punonjësve të Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, për vitin 2017, reduktohet me 5 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 1996 punonjës.
 
Në mbledhjen e sotme qeveria ka marrë edhe disa vendime të tjera për shpronësime dhe marrëveshje me disa vende.
 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg