Rritet numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë, 574 raste dhe 13 persona humbën jetën në 24 orët e fundit

Rritet numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë, 574 raste dhe 13 persona humbën jetën në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

KOSOVË- Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 574 persona dhe janë raportuar 13 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve dhe viktimave është rritur, pasi dje 565 persona pozitiv me virusin dhe humbën jetën 6.

Numri i pacientëve të cilët arritën të fitojnë betejën me COVID-19 është 394 gjatë 24 orët e fundit.

Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 233 raste, Gjakovë 36 raste, Fushë-Kosovë 33 raste, Pejë 31 raste, Gjilan 27 raste, Kamenicë 24 raste, Mitrovicë 24 raste, Vushtrri 24 raste, Podujevë 21 raste, Ferizaj 20 raste, Lipjan 18 raste, Obiliq 18 raste, Klinë 11 raste, Drenas 6 raste, Viti 6 raste, Prizren 5 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste, Shtime 4 raste, Suharekë 4 raste, Istog 3 raste, Kaçanik 3 raste, Malishevë 3 raste, Novobërdë 3 raste, Skenderaj 3 raste dhe Shtërpcë 1 rast.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste (75, 79, 89 vjeç), Gjilan 2 raste (75, 78 vjeç), Kamenicë 2 raste (76, 73 vjeç), Prizren 2 raste (59, 74 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (53 vjeç), Istog 1 rast (45 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç) dhe Skenderaj 1 rast (67 vjeç).

Numri total i infektimeve ka shkuar 77.827, ndërkohë që ai i viktimave është 1.715  në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Pavarësisht se ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj tha se vaksinat anti-COVID do të ishin në vend në shkurt, ato ende nuk kanë mbërritur.

Kohët e fundit në Kosovë janë shfaqur edhe variantet e reja të COVID-19 gjë që ka ngritur alarmin në vend.

Megjithëse vaksinat ende nuk kanë mbërritur dhe shifrat e infektimeve dhe viktimave gjithnjë rriten qeveria ende nuk ka ndërmarrë masa të reja anti-COVID.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë