Rritet obeziteti tek fëmijët mbi 5 vjeç/ Manastirliu: Plan kombëtar veprimi për mirëushqyerjen

Treguesit shëndetësor të gjendjes nutricionale për fëmijët 0-5 vjeç në Shqipëri janë përmirësuar në 10 vjeçarin e fundit, kryesisht sa i takon rënies domethënëse të numrit të fëmijëve nënpeshë, por po kthehet në shqetësim obeziteti tek fëmijët mbi 5 vjeç.

“Sipas studimit të fundit demografik dhe shëndetësor vërehet një rënie me 6% e numrit të fëmijëve mbipeshë të grupmoshës 0-5 vjeç në 10 vjeçarin e fundit, por ka një këmbanë alarmi për sa i takon mbipeshës dhe obezitetit tek fëmijët 8-9 vjeç. Sipas të dhënave të ISHP, 22% e tyre janë mbi peshë, prej të cilëve 10% janë obezë”, deklaroi Ministrja Manastirliu në fjalën e saj gjatë Forumit Shkencor mbi Shëndetin dhe Mirëqënien e Fëmijëve.

Për sa i përket vdekshmërisë foshnjore, ajo është në shifra rënëse vit pas viti.

“Treguesi i vdekshmërisë foshnjore, i konfirmuar nga publikimi i përbashkët i agjencive të UN dhe Bankës Botërore në 2018 tregon trendin në rënie vit pas viti të vdekshmërisë foshnjore në Shqipëri, duke kaluar nga vlerat dy shifrore, në ato një shifrore”, tha Manastirliu.

Nisur nga të dhënat e studimit, Ministrja deklaroi se do të ndërmerret menjëherë një plan kombëtar për mirëushqyerjen e fëmijëve.

“Do të ndërmarrim një plan kombëtar veprimi me tre komponentë. Shëndetin e gruas shtatzënë, nxitjen e ushqyetjes me gji dhe mirëushqyerjen e fëmijëve”, tha Manastirliu.

Ndërkaq, fokusi do të jetë edhe tek ndryshimi i menuve në çerdhe dhe kopshte në gjithë vendin.

 “Ndryshimi i menuve në çerdhe dhe kopshte që u zbatua në Tiranë, do të shtrihet në të gjithë vendin, sepse mirëushqyerja që në vogëli duhet të jetë prioritet kombëtar”, tha Manastirliu.

Studimi i fundit demografik dhe shëndetësor (ADHS) tregon se në 10 vjeçarin e fundit ka tregues të përmirësuar të gjendjes nutricionale të fëmijëve 0-5 vjeç. Aktualisht vetëm 11% e femijëve janë të shkurtër për moshën (stunting) krahasuar me 19% që raportohej 10 vite më parë. Sipas studimit, vetëm 2% janë të dobët për gjatësinë e tyre krahasuar me 9% që raportohej në 2008.

Nga ana tjetër, ka një rënie me 3% të numrit të fëmijëve nënpeshë, një tregues i progresit socio-ekonomik të vendit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Du Du' dhurata për Krishtlindje e Xhensilës për vajzën e saj 

'Du Du' dhurata për Krishtlindje e Xhensilës për vajzën e saj