/ATSH/- Në 3-mujorin e parë 2015 tranporti hekurudhor i mallrave krahasuar me tremujorin parë të vitit të kaluar u rrit me 20,9 %, me një volum prej 7.314 ton/km, ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës u ul 46,5 %.
Transporti ndërkombëtar hekurudhor i mallrave u ul, krahasuar me të njëjtën kohë të vitit të shkuar me 44,2 %, ndërsa krahasuar me tremujorin e katërt 2014 u ul me 57,7 %.
Numri i pasagjerëve për km që kanë udhëtuar me linjat hekurudhore në tremujorin e parë 2015 është 1.307 pasagjerë/km, krahasuar me tremujorin e parë 2014 është ulur me 2,9 %, ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës, ky numër është ulur me 5,8 %.
Volumi i ngarkim shkarkimit të mallrave në porte arriti në 914 mijë/ton dhe krahasuar me tremujorin e parë 2014 u rrit me 9,1 %, ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës është ulur me 2,8 %