Rritet tregtia në janar/ U eksportuan 289 mln euro mallra dhe u importuan 454 mln euro! Ndikuan çmimet e larta

Më shumë se 289 milionë euro është vlera e mallrave që ka eksportuar vendi në muajin e parë të këtij viti, duke pësuar një rritje me 47.5% në raport me janarin e vitit 2021.

Sipas të dhënave të INSTAT në janar vendi importoi më shumë energji elektrike, tekstile e këpucë si dhe materiale ndërtimi.

“Në Janar 2022 eksportet e mallrave arritën vlerën 35 mld lekë, duke u rritur me 47,5 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 9,7 %, në krahasim me Dhjetor 2021. Importet e mallrave arritën vlerën 55 mld lekë, duke u rritur me 21,1 %, në krahasim me një vit më parë dhe ulur me 37,4 %, në krahasim me Dhjetor 2021. Deficiti tregtar i këtij muaji është 20 mld lekë, duke u ulur me 7,7 %, krahasuar me Janar 2021 dhe me 64,2 %, në krahasim me Dhjetor 2021”, thuhet në raport.

Rritje po ashtu ka pësuar edhe importi, pasi janar vendi ka blerë nga jashtë mallra me vlerë 454 milionë euro, dhe kontributin më të madh e kanë dhënë materialet e ndërtimit dhe makineritë.

“Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve: Gjatë muajit Janar 2022, në rritjen e importeve prej 21,1 %, krahasuar me Janar 2021, kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +7,8 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +5,0 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me +4,3 pikë përqindje. Ndërsa negativisht ka ndikuar grupi: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me -0,4 pikë përqindje”, thuhet në raportin e INSTAT.

Ndërkohë deficiti tregtar në këtë muaji të parë të vitit rezultoi 165,1 milionë euro.

Ndikim në këtë rritje të lartë të tregtisë ka dhënë edhe shtrenjtimi i çmimeve, i cili ka rritur vlerën e mallrave të eksportuara apo importuara.

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës