Rritja e çmimeve, ISSH: Shtojmë fondet për pensionistët! Astrit Hado: Duhen paga të larta që të rriten pensionet

 

Në rast se çmimet do të vazhdojnë të rriten mbi pritshmëritë e institucioneve, në të njëjtën masë do të indeksohen edhe pensionet. Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Astrit Hado në një intervistë për Report TV, sqaron se çfarë do të ndodh me pensionet nëse çmimet do të vijojnë të rriten në vitin e ardhshëm.

“Ajo që kemi llogaritur për indeksim është parashikim, por nëse do të shkojë indeksi 5%, nuk mund t’ju themi qytetarëve që do ju indeksojmë me 2.3%, sigurisht do të ketë rialokime fondesh. Nuk ka asnjë lloj rreziku, nëse indeksi del më i lartë sigurisht që fondet janë”, shprehet Astrit Hado.

Për indeksimin e pensioneve në vitin e ardhshëm janë parashikuar 2.6 miliardë lekë, dhe rritja do të jetë me 2.7%. Por në rast se inflacioni është më i lartë edhe fondi për pensionet do të rritet. Drejtori i ISSH shpjegon edhe arsyet se përse në vend nuk rriten pensionet por indeksohen.

“Indeksimi është detyrim. Ndërsa rritja është shtesë mbi pensionin dhe duhet shoqëruar me burime financiare shtesë, dhe nuk është problemi se nuk gjenden paratë për një vit të caktuar për të rritur pensionet, efekti mbetës i rritës që bëhet në një vit, kalon dhe më pas që do të thotë se duhet të rriten aq shumë shpenzimet saqë deficiti do të thelohet. Pra jep pensionin sot dhe koston ja lë një gjenerate tjetër”, sqaron drejtori ISSH.

Rritja e konsoliduar e ekonomisë dhe përmirësimi i pagave, do të kishte ndikimin më të madh pozitiv në rritjen e nivelit të pensioneve.

“Shqipëria duhet të ketë një rritje ekonomike të qenësishme, të ketë treg pune të zhvilluar që të ofroj më shumë punësim dhe paga të mira. Sigurimet shoqërore janë pasojë e tregut të punës, e nivelit të pagave, e shkallës së papunësisë që ka një vend. Duhet të ketë zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe agresiv që të rriten pensionet”, pohon Hado.

Ndërkohë nga ana tjetër skema e pensioneve vazhdon të jetë deficitare për shkak se është rritur numri i pensionistëve, ndërkohë që kontribuuesit mbeten thuajse në të njëjtat shifra.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja