Për të parandaluar një dëmtim të parikuperueshëm të Bujqësisë nga çmimet që po rriten për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, kryetari i Shoqatës së Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, thotë se shteti duhet të injektojë tani në këtë sektor të paktën 90 milionë euro, pa vonesë.
“Ne kemi bërë një llogari, që nga buxheti i shtetit ne marrim 2.1 % të shpenzimeve. Të tjerët që marrin 3-5% që janë në rajon, në Europë marrim dhe më shumë. Minimumi ne duam dhe 90 milionë euro të tjera për shpenzime, që të plotësohen minimumet e nevojshme. Në të njëjtën kohë, ne kërkojmë kompesimin e olotë të të gjithë dëmeve që shkaktohen nga kjo krizë, në kohën e duhur, këtë e theksoj dhe ritheksoj, sepse nëse nuk bëhet në kohën e duhur nuk ka vlerë. Nëse këto fonde do t’i japim më vonë, nuk ka vlerë për fermerër
Lajmi kryesor:
Troket kriza e çmimeve! Bujqësia në rrezik, ekspertët: Prodhimi do reduktohet, cënohet siguria kombëtare! Investimet po ngadalësojnë nga kostot e rritura











