Rritja e çmimeve, studentët dorëzojnë peticion me 5 mijë firma në kryeministri: Duam bonus 10 mijë lekë ose ngrihemi në protestë

5000 firma studentësh të mbledhura për 15 ditë për të kërkuar subvencionim prej 10 mijë lekësh nga rritja e çmimeve, u dorëzuan në kryeministri. Emiljando Kita, student që jeton në shtëpi me qira, thotë se për shkak të çmimeve të larta, studimet ka jashtë prioriteteve. Energjitë dhe kohën, i ka përqendruar tek dy punët që kryen, për të përballuar shpenzimet.

“Tashmë nuk është më prioritet i parë dhe i dytë, tashmë arsimi është prioritet i tretë duke u munduar thjesht ta mbyll shkollën. Pra ne po prodhojmë student të diplomuar të cilët dhe nuk janë të aftë sepse janë detyruar të punojnë që në vit të pare dhe kanë lënë në plan të fundit universitetin. Ne vijmë në Tiranë nga rrethet me 100 mijë halle ,probleme dhe rrapatemi këtu në Tiranë duke punë nga më të ndryshmet. Do ishte turp të mos jap një bonus studentor e cila është dhënë në Kosovë që I ka tarifat 0 tashmë. Në Greqi u dha ndihma sociale dhe prapë në Greqi tarifat janë zero, kostoja e studentëve është zero sepse nuk paguan as konvikte e as menza”, tha Emiljando Kita, student.

Studentët paralajmërojnë protesta masive, në rast se qeveria nuk u ofron paketë financiare.

“Duhet të kthehen sytë edhe nga studentët. Duke qenë se ne jemi e ardhmja, duhet të jemi më të bashkuar dhe unë i bëj thirrje kryeministrit dhe studentëve për reagim dhe jo heshtje për të drejtat tona.”

“Duke bërë peticione ,duke bërë kërkesa në mënyrë që të jemi gati ditën kur studentët të revoltohen dhe të dalin në rrugë. Atë ditë do të jemi aty për të shfryrë mllefin studentor.”

Ata i kanë lënë 10 ditë afat qeverisë për miratimin e vendimit për akordimin e shumës prej 10.000 lekë për secilin prej tyre.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lala: 03/06/2022 08:27

    Shkolla do byc shoku.doni ta lini shkollen lijeni po sja dolet dot.ne gjith boteen studentet punojn sjeni vetem juve.kush subvencionohet nga shteti jasht ka kushte.duhet ta kthej investimin duke punuar per shtetin pas mbarimit te shkolles.plus jo te gjith ja vlen te merren ne punen.dalim te studentet exelent vetem per ata ja vlen te investsh sepse duhet.esht ajka pa ju rrumave me 5 e 6 sja vlen

    Përgjigju
  • Pensionisti: 03/06/2022 07:08

    Qe studentet kane nevoje te trajtohen,dihet.Ultimatumi qe japin del jashte llogjikes ekonomike. Pensionistet me te ardhura qesharake,ju dhane 3000-leke per familje.Sipas llogjikes se tyre ,cfar duhet te bejne ata?Keta studente qe studjojne me parat e popullit cfar detyrimi kane per ti kethyer pas keto ivestime?Zero kthime.Do te ishte ne nderin e tyre dhe te familjeve te tyre te mos leshojne ultimatume por te flasin me logjike.

    Përgjigju
  • Iris: 03/06/2022 00:59

    Ndihma mund t'ju jepet por me disa kushte:1-Studentet duhet te vijne nga familje te varfera.2-Duhet te vertetojne qe kane pune part-time.3-Ndihma monetare t'ju jepet vetem per muajt qe jane ne shkolle,jo ne vere.3-Ndihma te vendoset ne karta speciale qe te perdoret vetem per blerjen e ushqimeve baze,si kartat Foodstamp qe u jep shteti amerikan,te varferve 4-Do te ishte mire te krijohej nje agjenci e vecante qe te monitoroje tregun e qirave dhe te ndihmoje studentet qe te gjejne apt.me renta te lira,ose ku te kene mundesi t'i krahasojne rentat.5-Per studentet qe nuk kane makine,universitetet mund te ofrojne nje furgon special falas per itinerarin shkolle-shtepi e anasjelltas.

    Përgjigju
  • denis: 02/06/2022 22:58

    Keta plera qe rrine gjith diten ne bllok duan mut.... Shtresa me e vuajtur jane pensionistet e shkrete qe nuk ndihen keta jetojne ne shtepi me qera, me celulare te shtrenjte, gjith diten ne lokale dhe kerkojne qe te paguhen. Per ke e beni shkollen o plera, per veten tuaj atehere hani mut...

    Përgjigju
    • Nesti: 03/06/2022 06:55

      Shkolla eshte e mire publike. Perfiton jo vetem ai qe e ben, por e gjithe shoqeria.

    • Europ: 03/06/2022 06:06

      Te vecohen, vetem studentet Ekselent,te tjeret t'ia fusin nje dore domino dhe me pas nje bark fiq.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë