Rritja e çmimeve, studentët e Bujqësorit marshim-protestë nga universiteti në sheshin Skënderbej: Nuk po përballojmë dot jetesën, do i bashkohemi protestës pasdite te kryeministria

TIRANË- Me moton ‘Ulni çmimet’, studentët e Universiteti Bujqësor të Tiranës, marshuan në këmbë nga Insituti, në drejtim të sheshit ‘Skënderbej’, në një protestë paqësore për të kërkuar sipas tyre, ndërhyrjen të qeverisë për uljen e çmimeve. Marshimi studentëve drejt sheshit zgjati për rreth 2 orë! Në shenjë revoltë, ato bllokuan për disa minuta qarkullimin e makinave te nënkalimin te Kthesa e Kamzës, ndërsa gjetën edhe mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve. Një ndalesë, bën edhe para ministrisë së Arsimit, institucion të cilin e bën fajtor për shkatërrimin e arsimit në tërësi.

Vetë studentët, gjatë protestës ato thanë për Report Tv, se po protestojnë pasi çmimet e produkteve për shportën bazë janë bërë të papërballueshme, e padyshim edhe për rritjen e çmimit të naftës. Për luftën në Ukrainë dhe pasoja ekonomike që ajo ka sjellë, të rinjtë deklaruan se kjo nuk është një gjë që u intereson, por thjeshtë duan që mos të ketë rritje çmimesh në vend. Studentët pretendojnë se organizimi është krejtësisht spontan dhe se kërkesa kryesore e tyre është ulja e çmimeve, pasi prek jo vetëm ato vetë, por edhe familjet e tyre. Ato deklaruan se do t’u bashkohen qytetarëve në protestën që do të zhvillohet kundër rritjes së çmimeve para kryeministrisë sot në orën 17:00.

Në lidhje me rritjen e çmimit të naftës kreu i qeverisë Edi Rama, zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës në vend. Kryeministri tha se do të ketë një akt normativ dhe do të krijohet Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit, që do të kontrollojë çmimin e naftës në vend dhe nëse dikush do të vendosë një çmim ndryshe, do të humbasë pikën e karburantit.

Prej tre ditësh qytetarët janë ngritur në protestë kundër rritjes së çmimit të karburanteve dhe të produkteve të shportës. Një ditë më parë thuajse e gjithë Shqipëria u ngrit në protestë paqësore pikërisht duke kërkuar nga qeveria uljen e çmimeve që po e bëjnë jetesën e qytetarëve të papërballueshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:29
Studentja në protestë, kërkon rikthim të shtetëzimit të naftës si në vendet e lindjes: Nuk mund t'i lihet në dorë 5 oligarkëve

Albina Ruko, studente e Fakultetit të Shkencave Sociale që iu bashkua sot protestës kundër rritjes së çmimit të naftës, ka kërkuar shtetëzim të prodhimit të naftës. Për Report Tv, Ruko tha se ajo nuk mund t'i lihet në dorë '5 oligarkëve', duke kërkuar që në vend të krijohet një situatë si në Kinë, Iran e vendet e Lindjes së Mesme.

"Ne kërkojmë uljen e çmimeve, jemi në krizë ekonomike dhe qeveria duhet të marrë masa për t'i lehtësuar barrën qytetarëve dhe studentëve sidomos. Ne e kemi pritur një farë rritje të çmimeve, por kjo që po ndodh është ekstreme, janë çmime abuzive, nëse marrim çmimin e naftës dihet që nuk e  merr sot për nesër, ke rezervë nafte dhe çmimi duhet të ngelet i pandryshueshëm, nuk mund ta rrisësh tre herë më shumë. Nuk mund të lihen qytetarët në mëshirë të fatit. Shteti ynë duhet të ketë rezerva nafte, duhet t'i shtetëzojë ato dhe t'i marrë në kontroll jo tja japi atyre 5 oligarkëve. Rezerva kemi, por ato i shfrytëzon tjetërkush", tha ajo.

Ora 13:50
Studentët mbërrijnë në sheshin Skënderbej: Ose do jemi studentë ose do jemi punëtorë, do i bashkohemi protestës te kryeministria

Të nisur në këmbë nga universiteti Bujqësor në Kamëz, studentët kanë mbërritur në sheshin Skënderbej. Një studente tha se ata janë të penalizuar në mësim për aq kohë sa detyrohemi të lëmë disa orë për të shkuar në punë.

"Sot pedagogët duhet të jemi me ne. Ne ose do jemi studentë ose do jemi punëtor, po punuam 8 orë domosdoshmërish i kemi anashkaluar disa lëndë. Do i bashkohemi protestës pasdites te Kryeministria", tha ajo

Ora 13:35
‘Shqipëria e shqiptarëve, jo e pushtetarëve’, studentët e UBT-së ndalojnë para Ministrisë së Arsimit: Në 2018 ishim ngelsa, po tani jemi pabuksa?

Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, gjatë marshimit të tyre janë ndalur para Ministrisë së Arsimit.

‘Megafoni është nga aktivistët e Lëvizjes për Universitetin dhe nuk është nga asnjë parti politike. Ne u ndalëm nga Ministria e Arsimit, jo pa qëllim sepse është fajtore për shkatërrimin e arsimit në tërësi. Na e kanë sjellë lakun në fyt. Në 2018 ishim ngelsa, po tani jemi pabuksa!?’- u shpreh një student.

Ora 13:15
‘Po shkon drejt një pike që nuk mban më’, studentët e UBT-së në protestë: Po rriten çmimet si përballojmë dot

Dhjetëra studentë të UBT-së në Tiranë, po marshojnë drejt bashkisë dhe ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku kërkojnë uljen e çmimeve. Studentët pretendojnë se organizimi është krejtësisht spontan dhe se kërkesa kryesore e tyre është ulja e çmimeve, pasi prek jo vetëm ato vetë, por edhe familjet e tyre.

Në lidhje me luftën në Ukrainë pas sulmit që ka ndërmarrë Rusia prej më shumë se dy javësh, një studentë tha se nuk është e informuar dhe se thjeshtë nuk do rritje çmimesh në vend. Ndërsa një tjetër student u shpreh se ka dijeni për luftën, por rritja e menjëhershme e naftës në vend është krejtësisht abuzive.

‘Jemi studentë, nuk jemi të informuar, nuk duam rritje çmimesh! Nuk duam të ketë rritje çmimesh këtu’.- tha një studente.

‘Të ulet çmimi i naftës. Jam i informuar. Por le të kërkojnë edhe rezervat që kemi pasur për naftën. Rritja është abuzive dhe asnjë institucion nuk po funksionon. Nuk është vetëm për studentët është për të gjitha familjet tona. Urbanet vijnë shumë rrallë. Po na thonë që ditë pas dite do të rritet bileta. Shpenzimet po rriten dhe po shkon drejt një pike që nuk mban më. Ishte një organizim spontan, dhe nuk e dimë si do të vijojë.’- tha një student.

‘Të ulen çmimet. Jemi të gjithë studentët bashkë që po ngremë zërin për të drejtat tona. Një nga kauzat tona është, jo rritja e biletës. Po rrijnë të gjitha çmimet si përballojmë dot. Kemi bojkotuar mësimin dhe kemi marshuar. I bëjmë thirrje gjithë studentëve që të na bashkohen. Do ketë edhe në vijim protesta të tjera, deri sa të arrihen kërkesat tona.’- u shpreh një studente.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • franci: 11/03/2022 21:42

    O Edi degjoj keta fshataret e buqesorit...

    Përgjigju
  • leo: 11/03/2022 17:15

    qeveria nuk e shtetezon naften sepse duan te vjedhin

    Përgjigju
  • Analfabet: 11/03/2022 16:44

    Keta studentet e UBT jane bishti i studenteve shqiptare,pasi nuk merrnin dot piket ne universitetet e tjera, vene ne UBT Kamze,per te marre ndonje cop leter. O ju jeni zero me bisht ne cdo drejtim, u con familja 5 vjet ne shkolle sa te rriteni,se per lopate e shat jeni per tere jeten, natyrisht edhe familjen ne ate nivel e keni. Kush u ngriti ne proteste fshatari nga cepani me ate lopen e tij?

    Përgjigju
  • Bim: 11/03/2022 16:37

    Nqs kurseni nga zgjatja e çerpikeve dhe ngjyrimi I thonjve besoj se do të keni lek te paguani biletën e autobusit, studentët që nuk dijn çfar ndodhë në botë por thjesht dojn ulje çmimi. Merre me mend se ku është shtresa e arsimuar ja mo ajo e pa arsimuar

    Përgjigju
  • Sati.: 11/03/2022 16:00

    E vetmia rrugë për dalie ga këto kriza artificiale ,është shtetëzimi i të gjitha pasurive minerare. Privatizimi i tyre solli rrënumin total të shtetit. Privati plotëson nevojat e tijë ,dhe nuk do tia dijë për nevojat e vëndit. Po kështu planifikimi i punëve publike. I pari ndêrtim në Shqipëri duhej Skavica ,e jo lloi lloi fasadash zbukuruese. Respekte për guximin dhe orientimin e asajë studetie.

    Përgjigju
  • Eva: 11/03/2022 15:28

    Keshtu eshte kur ende jemi ne "socializem" dhe ngelesit shkojne ne universitet pavaresisht se nuk dine te shkruajne e te lexojne. Rritja e naftes dhe e cmimeve po prek gjithe boten! Por keshtu eshte kur behesh vegel e anti-amerikaneve!

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 11/03/2022 15:23

    Studentet e Dhjetorit 1990 u manipuluan nga ish PPSH sot ps nen tutelen e "rilindjes". Nga ai manipulim kemi produktin e nje klase politike te korruptuar,vrasese,hajdute,antihumane dhe te degjeneruar ne pozite e opozite,qeveri e presidence,kuvend e drejtesi, ngado e kudo, ne çdo qelize te shoqerise shqiptare ky produkt po e çben me varferine e tejskajshme.... Nese keto protesta qe kane filluar nuk jane aktrime te pozites shteterore ne bashkveprim me opoziten do te çojne ne THEQAFJE TE KREJT KLASES POLITIKE AKTUALE DHE NE LINDJEN E NJE EPOPEJE TE RENDESISHME PER TE ARDHMEN E POPULLIT DHE TE VENDIT. Ne rast se kjo levizje eshte e manipuluar dhe aktrohet qofte edhe nga sigla e nje partie aktuale ne pozite apo opozite atehere kjo eshte parathenie per nje periudhe despotizmi tjeter 30 vjeçare nga klasa politike aktuale apo bijezat e PPSH 81 VJEÇARE.

    Përgjigju
  • Qobani: 11/03/2022 14:54

    Evlad rruga për me mrri tek SOJI i Njeriut ashtë e gjat,për momentin erdhum tek leshë kuqët,paskan dashni por tek jan të përmeqat, po vazhdojm më tej

    Përgjigju
  • Espinosa: 11/03/2022 13:28

    E kapi edhe kete proteste shalgjati. I futi studentet per ta kontrolluar protesten. Per te kontrolluar menyren dhe perfundimin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja