TIRANË- Rritja e ndjeshme e çmimeve u ka vështirësuar jetesën edhe studentëve, të cilët e kanë të pamundur të përballojnë kostot e produkteve bazë. Lëvizja për Universitetin ka nisur firmosjen e një peticioni, duke i kërkuar qeverisë që çdo studenti t'i akordohet një bonus prej 10000 lekësh.

 “Me rritjen e çmimeve barra studentëve u ka rënë dyfish.Gati të gjitha ushqimet janë rritur, ku perimet psh, vaji ka shkuar goxha shtrenjtë, 4 mijè lekë një shishe vaj, gjë që është absurde për një student që ta blej atë. Gjithashtu produktet e tjera  si orizi makaronat apo dhe  mishi.Unë në muaj harxhoj 250 mijë lekë, pa përfshirë këtu qiranë që dua të paguaj.”- tha Ariela.

Peticioni që ka filluar të premten pritet të zgjasë 3 javë dhe të shtrihet edhe në universitetet tjera të vendit.

“Kemi qenë paralelisht në 4 fakultete, kemi qenë te fakulteti i urbanistikës, te artet, te FSHS dhe te fakulteti i politeknikut,Ky peticion është pritur mjaft mirë nga studentët.Do vijojmë dhe nëpër rrethe.”

Studentët thonë se në mungesëtë vullnetit qeveritar për të dhënë përgjigje pozitive për këtë paketë financiarembështetëse, ata do të  përshkallëzojnë veprimet e tyre.