TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar sot për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për ata që harxhojnë më shumë se 800 kw. Sipas Tabakut, kjo rritje e çmimit do të prekë rreth 100 familje të shtresës së mesme, që do të rëndojë xhepat e tyre në kohë krize.
Tabaku ka publikuar një skemë, në të cilën pasqyrohen sesa do paguajnë qytetarët për 900 kw energji të harxhuar, 1000 kwh dhe 1100 kwh, me çmimin e ri që do të jetë 42 lekë pa TVSH për çdo kilovat të harxhuar që kalon fashën 800 kwh.
“Ritet deri në 4 herë çmimi për 100 mijë familje të shtresës së mesme. Ka një rregull të artë në ekonomi; gjatë krizës mos rrit taksat. Fatkeqësisht ky është rregulli artë i kësaj qeverie: gjatë krizës transfero koston e keq qeverisjes, korrupsionit te qytetarët”, shkruan Tabaku.
Skema e publikuar nga Tabaku
Për 900 kwh energji elektrike të konsumuar
Para rritjes së çmimit: Qytetarët do paguajnë 9120 lekë
Pas rritjes së çmimit: Qytetarët do paguajnë 1416 lekë
Për 1000 kwh energji elektrike të konsumuar
Para rritjes së çmimit: Qytetarët do paguajnë 10260 lekë
Pas rritjes së çmimit: Qytetarët do paguajnë 19200 lekë
Për 1100 kwh energji elektrike të konsumuar
Para rritjes së çmimit: Qytetarët do paguajnë 12540 lekë
Pas rritjes së çmimit: Qytetarët do paguajnë 24240 lekë
Skema e publikuar nga Jorida Tabaku
Nga 1 tetori faturimi i energjisë elektrike nuk do të jetë i njëjtë për të gjithë, si aktualisht me 9.5 lekë për kilovat. Këtë dimër, faturimi do të bëhet me çmim tregu, 42 lekë pa TVSH për çdo kilovat që kalon mbi 800 kWH/muaj. Nën këtë vlerë do paguhet 9.5 lekë/kilovat.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7419
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha i refuzuar nga militantët, porosi drejtuesve të qarqeve për protestën: Të martën sillni sa më shumë njerëz në Tiranë
23 Nëntor, 18:35
-
'Të rezistojmë, të ngremë krye', Salianji letër nga burgu, kërkon drejtësi për Martin Canin: Asgjë nuk vjen vetë! Aq më keq po t’ia lësh në dorë kryeministrit
23 Nëntor, 17:59
-
Jorida Tabaku: Socialistët i trajtojnë pensionistët si grup elektoral dhe i gënjejnë për vota! Ata meritojnë dinjitet dhe vlerësim
23 Nëntor, 15:44
-
Zgjedhjet 2025/ Bardhi: Betejë për jetë a vdekje! Në Kuvend, gratë deputete shpesh herë më shumë luftarake se burrat
23 Nëntor, 14:08
-
Megjithë përpjekjet dhe ndihmën e përfaqësuesit grek, PD nuk arrin ta përfshijë Sali Berishën në rezolutën e PPE-së
23 Nëntor, 12:17
-
Partia Popullore Europiane 'godet' Sali Berishën, nuk kërkon lirimin e tij! Rezolutë për Shqipërinë, mbështet vijimin e reformave
22 Nëntor, 13:35
-
Pse priti deri në fund Berisha, çfarë shpresonte?
22 Nëntor, 13:08
-
Buxheti 2025/ PD propozon 28 Amendamente: Minimumi jetik 200 euro, rritje e pensioneve dhe shtim i fondeve te Onkologjiku (E PLOTË)
21 Nëntor, 15:55
-
Asllan Dogjani sërish në SPAK! Deputeti i PD-së: Po më hetojnë për shtëpinë 100 metra katrorë
21 Nëntor, 13:02
-
‘Alarmi’ për votën e emigrantëve, KQZ garanton: S’ka dështim! Ose ndërrojmë Kodin, ose paguajmë shtrenjtë! Votimi e numërimi elektronik 18.2 mln euro vetëm për Tiranën
21 Nëntor, 12:25
-
Sondazhi i Report Tv/ PS merr 9 mandate dhe PD me 5 deputetë në Qarkun e Elbasanit
20 Nëntor, 21:11
-
Jakin Marena: Berisha ngre flamurin serb në Kuvend, Kurti zhbën shqipen, rastësi?!
20 Nëntor, 18:41
Kjo tabakja qenka balone tauke 800 kw jane te mjaftueshme per familjet ne qofte se ti harxhon me shume nuk e ke problem se ta mbulon rroga qe nuk e ndjen fare. Tabake ti nuk merr vesh nga kriza dhe flet kot
PërgjigjuMbrojtja gjoja e shtreses se mesne nga opoziya eshte nje turp i madh .Jemi ne kohe krize dhe po te llaiki garisesh ditet normale nuk mundet nje familje te konsumoj 30 kw /ore ne dite .Qeveria ka marre nje mase shume ekonomike .Kush ka kelkqe le te paguaj mbi fashen 800 kw / ore ne muaj
PërgjigjuO balona tabake e kupton ti se si je diskretituar me kto që thua o wc publike. Po gjith ruzulli Toksor po kursen kurse ti thua të pagoi qeveria. Po ku ti gjej lekët qeveria apo ti meri te babai jot hajdut. Po mir ju a bën balona tabake kur ky popull e voton ktë lloi monstre.
PërgjigjuJo moj Tabaku nuk preken shtresat e mesme,po ti ke hallin se preken pak shtresat e larta ,si puna e jote qe shpenzoni pa mase,shtresat e mesme me pak kursim nuk preken,opozite qe lufton gjithmonë kunder te mires.
PërgjigjuPo si dreqin je politikane ti moj??!! Askush nuk preket nese kursen. Eshte krize globale plus ndryshimet e klimes. Ne vend qe ti bashkohesh thirrjes se gjithe botes del e thua lliqe. A je ne vete moj??!! Te gjithe duhet te kursejme per hir te femijeve tane dhe jo te politikes tende te dites. As mend per vete nuk ke se do fitoje ca kredite po te beje te kunderten e kesaj qe po ben!! Shume keq moj zonje. Te kesh turp
Përgjigju