Rritja e çmimit të bukës dhe karburanteve, LSI: Qeveria flet për rritje ekonomike imagjinare, duket që e ndien vetëm ajo dhe jo qytetarët

Rritja e çmimit të bukës dhe karburanteve, LSI: Qeveria flet për rritje ekonomike imagjinare, duket që e ndien vetëm ajo dhe jo qytetarët

LSI ka reaguar ashpër për rritje e çmimit të bukës, produkteve të shportës por së fundi edhe të karburanteve që rëndojë edhe më shumë xhepat e shqiptarëve. Deputetja Erisa Xhixho shkruan se kjo rritje e shtuar për shqiptarë ndodh në një kohë kur pagat dhe pensionet e tyre nuk po lëvizin.

Në lidhje me rritjen ekonomike prej 17.8 % në tremujorin e dytë të 2021, për Xhixhon është vetëm imagjinatë e qeverisë, pasi shqiptarët po varfërohen edhe më shumë. Deputetja e LSI, shprehet se qeveria nuk punon për popullin, por për oligarkët pranë saj.

"Qytetarët po përballen çdo ditë me rritjen e çmimeve të produkteve të shportës. Rritja e ndjeshme e çmimit është bërë kosto e shtuar për familjet shqiptare, e veçanërisht për shtresën e varfër, ata me të ardhura të ulëta, pensionistët, studentët, të cilëve pagat, pensionet apo të ardhurat nuk u janë rritur. Si të mos mjaftonte kjo, së fundmi është rritur dhe nafta (15-25 lek më shtrenjtë se vitin e kaluar),gazi ( 30-40 lek më shtrenjte), që do pasohet me kosto shtesë për xhepat e çdo qytetari. Gjithë kjo ndodh teksa qeveria e fjalëve të bukura flet për rritje ekonomike imagjinare, që duket e ndien vetëm ajo dhe jo qytetarët.Qytetarët sot përballen jo vetëm me ankthin e pandemisë, por me rritjen e çmimit të produkteve jetike si buka, vaji, mielli ,orizi etj. 10-20 lekë më shtrenjtë.Kjo qeveri që e quan veten të majtë, as e ngriti zërin për rritjen e çmimit të bukës, madje në bordin e Autoritetit të Konkurrencës votoi kundër interesit publik dhe pro tregtarëve të miellit, që krijuan monopol në treg, duke shtrenjtuar produktin  kryesor të çdo familjeje shqiptare. Qeveria na tregoi edhe një herë se nuk punon për popullin, por për kapjen e ekonomisë në funksion të oligarkëve pranë saj", shkruan Xhixho.

Nga një vëzhgim i Report Tv me rritjen e ushqimeve të shportës, bukës dhe të naftës, ka kapërcyer edhe çmimi i gazit, ku në disa pika karburantesh gazi arrin deri në 90 lekë për litër. Gazi përdoret gjerësisht nga qytetarët shqiptar si një mënyrë për të kursyer, por nga ana tjetër nuk ndalet rritja e naftës dhe e benzinës. Ndërsa për rritjen e çmimit të bukës deri në 30 lekë, që ka një impakt të madh në ekonominë e çdo familje shqiptarësh, Autoriteti i Konkurrencës nuk vendosi asnjë gjobë ndaj 5 oligarkëve të importi të miellit në vend.  

Ndërmarrjet Agro Blend, Miell Tirana, Bloja, Atlas sh.a dhe Atlas Mills, edhe pse u hetuan nga Konkurrenca për më shumë se 1 vit, nga 2020-a, i shpëtuan gjobës, ndërkohë që nga gjithë kjo situatë qytetarët sot po vuajnë rritjen e çmimit të bukës. Vetë zv,kryeministri Arben Ahmetaj në lidhje me këtë vendim tha se  "Autoriteti i Konkurrencës ka profesionistë në përbërjen e saj dhe se vendimet i marrin të tilla".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë