Nuk e kisha menduar se do të ishte bërë kaq tërheqëse një analizë e bërë për një aplikim për ndryshim tarifash të ujit të pijshëm, që Bashkia e Tiranës thuhet se kërkon të miratojë për këtë vit.
Larg trajtesave me ngjyrim politik, por bazuar në fakte dhe dokumente konkretë, u përpoqa të argumentoj në një shkrim të kaluar se rritja e çmimit (çmimi i “vjetër” i përket një kërkese të vitit 2011 dhe ka hyrë në fuqi në janar të 2012-ës) nuk mund t’i zgjidhë problemet e mëdha të ndërmarrjeve monopolistike të ujësjellës-kanalizimeve në Tiranë e kudo gjetkë, nëse në plan të parë nuk realizohet reforma e plotë e ujit. Por edhe kjo kërkesë që ka “trazuar” së fundi edhe politikën e ditës (si kofini pas të vjeli) vjen në paligjshmërinë e saj, sa i takon afateve, kohës, kur ajo duhet t’i drejtohet institucionit përgjegjës ligjor, Entit Kombëtar Rregullator të Ujit.
Një kujtesë: Përsa i takon nivelit të tarifave të përballueshme nga konsumatorët, Enti në linjë me Metodologjinë “Për Vendosjen e tarifave”, ndjek politikën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë që, faturat për marrjen e ujit të pijshëm, të mos kalojnë nivelin prej 5% të të ardhurave të familjeve në nevojë, e vlerëson kërkesën për tarifë nga operatorët duke pasur parasysh këtë politikë.
Pse është joligjor aplikimi i Bashkisë dhe i Këshillit të saj Bashkiak?
Sipas ligjit, procedura e miratimit të tarifave fillon me përgatitjen e aplikimit për ndryshimin e tarifave nga operatori, i cili duhet të paraqitet brënda datës 30 Qershor të çdo viti. Procesi i miratimit, i cili kalon në disa hapa, fillon kur aplikimi për ndryshimin e tarifave është plotësuar sipas kërkesave të Metodologjisë "Për vendosjen e tarifave". Afati i fundit për miratimin e tarifave nga Komisioni Kombëtar Rregullator është 30 marsi i vitit pasardhës.
Kjo është e shkruar e “zeza mbi të bardhë” dhe nuk mund të tjetërsohet, vetëm nëse ndryshon ligji. Por mund të ketë një “marifet”, që nuk duket se është bërë transparent. Mundet që Bashkia e Tiranës si pronare e UKT të ketë aplikuar para datës 30 qershor të këtij viti dhe të mos e ketë bërë këtë publike. Këtu ka një tjetër shkelje ligjore që i takon UKT, e cila nuk mund të formosë asnjë aplikim pa bërë më parë dëgjesë publike me të gjithë aktorët e interesuar për shërbimin që ajo ofron. Ja çfarë përcakton kontrata ligjore e UKT:
ANEKS 1
Seksioni II
Tarifat dhe Pagesat
NENI 8
Tarifat
1. Tarifat e shërbimit te furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura miratohen nga ERRU në bazë të një procesi ligjor dhe transparent. Procedura për vendosjen e tarifave fillon me organizimin e një Seance Dëgjimore me Publikun, propozimin e bërë nga operatori pranë ERRU, dhënien e mendimit nga njësitë e qeverisjes vendore dhe përfundon me miratimin përfundimtar të tarifave nga Komisioni Kombëtar Rregullator i Entit Rregullator të Ujit.
2. Operatorët duhet të organizojnë një Seancë Dëgjimore me Publikun përpara paraqitjes së propozimit për ndryshim tarife tek ERRU. Qëllimi i kësaj seance është që operatori të kontaktojë me konsumatorët duke i informuar ata rreth zhvillimeve kryesore dhe arsyes për aplikimin për ndryshim tarife.
3. Tarifat e miratuara hyjnë në fuqi në datën e përcaktuar në vendimet përkatëse dhe bëhen publike nga ERRU. Operatori duhet të njoftojë Konsumatorin me shkrim dhe nëpërmjet medias të paktën 30 ditë përpara aplikimit te tarifave te ndryshuara.
4. Tarifat e shërbimeve të miratuara me vendim të Entit Rregullator te Ujit janë të detyrueshme për palët në kontratë.
Shpjegim edhe për anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës e më tej
Bazë për vlerësimin e aplikimit për nivelin e tarifës së shërbimeve Ujësjellës Kanalizime është “Metodologjia për vendosjen e tarifave” dhe “Justifikimi i nivelit të kërkuar të tarifës - Modeli i aplikimit”, të cilat përgatiten sipas një procesi, manualeve përkatëse për përdoruesit dhe dokumentave tip të përgatitura dhe vënë në dispozicion për operatorët nga ERRU.
Gjatë këtij viti janë prezantuar dhe dy manuale, të hartuara me mbështetjen GIZ,të cilat ndihmojnë procesin e miratimit të tarifave. Por këto manual nuk janë miratuar edne nga Komisioni Kombëtar Rregullator, që ato do të jenë pjesë e Metodologjisë "Për vendosjen e tarifave".
Manuali "Justifikimi i Investimeve", ndihmon të kuptohet pse një investim është i nevojshëm dhe financimi i tij është përdorimi efiçent dhe i mirë i parave të paguesve, përmirëson procesin e hartimit dhe zbatimit të investimit si dhe ndihmon krijimin e besueshmërisë tek publiku për pranimin e politikave tarifore. Manuali "Kontabiliteti i kostos për shërbimin e trajtimit të ujrave të ndotura",udhëzon se si sistemi i informacionit të kontabilitetit mund të ndihmojë drejtuesit e shoqërive ujësjellës kanalizime me informacion të besueshëm dhe të standartizuar mbi kostot e trajtimit të ujërave të ndotura në impiant dhe burimet e financimit në dispozicion.
Në dokumentin "Dokumentacioni i aplikimit për ndryshimin e tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujrave të ndotura", qartësohet për të interesuarit se cili është dokumentacioni i nevojshëm dhe i domosdoshëm për paraqitjen e aplikimit për ndryshimin e tarifave. Kjo që thashë më sipër duket se e bën “nul” edhe mbledhjen e Këshillit Bashkiak, pavarësisht vendimit të tij, me kushtin që Bashkia të mos ketë gënjyer duke aplikuar për tarifën e re para datës 30 Qershor.
Në të kundërt ligji parasheh se ky aplikim do të duhet të mbetet në ERRU dhe kjo e fundit do ta përdorë atë si aplikim, efektet e të cilit fillojnë në datën 1 janar 2019!
ANEKS 2
Ja si kërkohet ndryshimi i tarifës së ujit të pijshëm
1. Propozimi për ndryshimin e tarifave plotësohet dhe paraqitet nga operatorët duke respektuar kërkesat dhe afatet kohore të përcaktuara në ligjin Nr. 8102 (i ndryshuar) si dhe në aktet nënligjore të miratuara me vendim të KKRR.
2. Propozimi për ndryshimin e tarifave paraqitet nga operatorët pas përfundimit të Bilancit financiar vjetor. Gjithashtu propozimi për ndryshimin tarife kërkon informacion për të gjitha subvencionet që do të përfitohen për periudhën në vijim.
3. Aplikimet për ndryshimin e tarifave për vitin pasues paraqiten pranë ERRU brenda gjashtëmujorit të parë të vitit aktual. Çdo propozim i paraqitur pasi ka kaluar afati duhet të riparaqitet në vitin e ardhshëm me shifra të përditësuara.
4. Në rast se dokumentacioni i aplikimit nuk është plotësuar sipas kërkesave të Vendimit Nr. 40 datë 09.12.2015 „Për miratimin e dokumentacioni mbështetës për miratimin e tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë, largimin dhe përpunimin e ujerave te ndotura” ose operatori nuk arrin të transferojë pagesën rregullatore në llogarinë e ERRU sipas afatit të përcaktuar në kontratën e mëparshme, aplikimi për ndryshimin e tarifave riparaqitet në vitin e ardhshëm me shifra të përditësuara.
5. E njëjta proçedurë ndiqet edhe kur ERRU përcakton afat kohor për qartësimin ose plotësimin e informacionit dhe operatori nuk e respekton atë.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com