Rritja e çmimit të ujit në Durrës,
Bylykbashi: Vangjush Dako sharlatan

Rritja e çmimit të ujit në Durrës,<br />Bylykbashi: Vangjush Dako sharlatan
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka reaguar pas vendimit të bashkisë së Durrësit për rritjen e çmimit të ujit.
 
Bylykbashi e cilëson kreun e Bashkisë së Durrësit sharlatan ndërsa thotë se Këshilli Bashkiak e ka rrëzuar para pak muajsh rritjen e çmimit, ndërsa Dako kërkoi ta rriste për herë të dytë brenda një viti por opozita nuk e lejoi.
 
Sipas tij, enti pronar i UKD, Bashkia Durrës nuk ka asnjë autorizim për rritjen e çmimit dhe asnjë dëgjese publike, sic kërkohet nga ligji.
 
Bylykbashi thotë se sipas ligjit çmimi i ujit në Durrës nuk është rritur‎, por nuk është çudi që fatura të vijë me çmimin e ri.
 
Në fund të shkrimit të tij, Oerd Bylykbashi shfryn edhe ndaj qytetarëve të Durrësit për heshtjen.
 
Enti Rregullator i Ujit ka miratuar aplikimin e ujësjellësit të Durrësit për rritjen e tarifave të furnizimit me ujë të pijshëm për këtë qytet. Kërkesa pati marrë më parë dhe opinionin pozitiv të Këshillit Bashkikak të Durrësit. Vendimi hyn në fuqi me 1 shtator dhe do të zgjasë për 4 vite.
 
Statusi i Oerd Bylykbashit
ERRU?‎
U zgjova sot ne mengjes me dy lajme. I pari ‎qe nuk kishte uje ne rubinet dhe lajm me te keq nuk ke ne mes te vapes se veres. I dyti qe Dako paska ngritur cmimin e ujit per durrsaket sipas modelit sharlatan te kryekryebashkiakut.
Rubinetit nuk kisha mundesi t'i beja derman. Mu kujtua feminija ime 30-35 vjet te shkuara kur me duhej cdo dite te shkoja pas ores dy te drekes te mbushja uje tek oborri i komshinjve. Te mendosh qe ishte vetem 30 m me tutje dhe shtepia ime qe ndodhej mu mbi arenen e amfiteatrit antik ne qender te Durresit, nuk furnizohej dot nga rrjeti se s'kishte presion.‎ Eshte 2017 dhe asgje nuk ka ndryshuar. Nuk mu nda kjo pune!

Po kjo puna e cmimit?! Keshilli Bashkiak i Durresit e ka rrezuar para pak muajsh rritjen e cmimit. Dako kerkoi ta rriste per here te dyte brenda nje viti por opozita nuk e lejoi. Pra nga enti pronar i UKD, Bashkia Durres, nuk ka asnje autorizim per rritjen e cmimit dhe asnje degjese publike, sic kerkohet nga ligji, nuk ka.

Ne faqen e internetit te ERRU (Entit RRegullator te Ujit) nuk ka asnje vendim per rritje cmimi. E vetmja gje qe te vjen ne mend eshte ky modeli sharlatan i ketyre bashkiakeve te Duranes qe fillojne e hedhin lajmin ne portale interneti, e lejne te xhiroje qe njerezit te "vaksinohen" me idenen e rritjes se cmimit dhe me pas e bejne fakt nje maskarallek si ky qe ‎Dako u rrit cmimin durrsakeve pa u cuar ujin per dy apo me shume dite rresht. Dhe ajo qe te mahnit fare eshte fakti qe ata nuk bzajne fare. Fare! Delet kur duan uje bejne beee. Po ne jemi qytetare, nuk ndihemi, nuk bejme zhurme. Jemi qyteterim 2700 vjecar, ne. te ndeshkojme me heshtjen tone vrasese! Nuk e ulim veten ne te bzajme, le me te protestojme! Ja, as tironcit nuk bzajten hic kur ua rriti cmimin e ujit apo te biletes se autobusit dako i tyre. Vazhdojme me shpresen (absurde) qe kur te kemi me shume uje do te ulet cmimi, sepse kur nuk paska uje cmimi u rritka!

Pra, sipas ligjit cmimi i ujit ne Durres nuk eshte rritur‎. Por nuk eshte cudi qe fatura te vije me cmimin e ri. Po ashtu si pallatet qe do fillojne te ‎ndertohen duke zhdukur lulishte e hapsira sportive historike ne Durresin e durrsakeve me qyteterim paqesor joprotestues 2700 vjecar, edhe pse nuk ka nje plan rregullues urbanistik te publikuar (ne fakt Sali Berisha kryeminister e miratoi dhe e firmosi ne veren e 2013, por Dako e zhduku sirtareve ate plan dhe vazhdon lojen me leje qe miratohen por plan urbanistik sipas tij nuk ka).

Perpiqesh te kuptosh qyteterimin 2700 vjecar ‎duke pare statistikat e KQZ ku duket sikur durrsaket qe qendrojne plot krenari e dinjitet qytetar por pa uje ne mes te veres mbi majen e qyteterimeve ilire, greke, romake, bizantine, normane, veneciane e otomane, na paskan votuar ne menyre festive per Ramen, Dakon dhe PS e tyre edhe pse askush nuk do t'ia dije per hallin, taven dhe javen e tyre pa uje. Nuk ka studiues qe e kupton nje sjellje te tille "mirnjohese" ndaj pushtetit.
Ne gjithe kete vape te vjen e te ngulet pa vetedije nje togfjalesh ne formen e pyetjes‎ me fjalet kyc te kesaj persiatjeje: Dako, ERRU? Me pas te vjen pyetja e strukturuar: do t'ia dije Dako per ERRU?

Fare, po hic fare! As per votat apo protestat se ato ose blihen ose injorohen. Po aq sa per protestat, vendimet e gjykatave dhe sekuestron e prokurorise per punimet tek Torra Veneciane qe eshte fshehur pas Velieres se betonit. Dhe njerezit qe s'bezajne do vazhdojne te "votojne" perseri ne menyre plebishitare, festive dhe gjithe hare per pushtetin qe te rrit cmimin e ujit por nuk ta sjell tek rubineti‎. E te nesermen do fillojne te shajne Ramen dhe Dakon qe nuk u sjell uje edhe pse harxhon 8 milion USD per Velieren. Fundja pse duhet te bejne ata lidhjen logjike midis votes dhe mungeses se ujit? Ben shume vape, plasem....

Shenim: cdo koincidence me fakte apo persona reale eshte e rastesishme dhe askush te mos shqetesohet apo ta vrase ndergjegja. Te vazhdoje me qetesine e vet olimpike. Jemi qyteterim paqesor 2700 vjecar. Nuk ka gje pse romaket e furnizonin Durresin me uje me nje ujesjelles me tuba plumbi qe ne antikitet kurse sot nuk ka uje as nje ore ne dite. Ne nuk na duhen keto sa kohe kemi betonin, tullen e shekullit XXI, sic thote Dako
 

 dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma