Rritja e fëmijëve, më mirë me gjyshe, dado apo në kopësht, çfarë thotë psikologjia?

Për prindërit, krahas vështirësive që hasin në mirërritjen e fëmijëve, qëndron edhe dilema në mënyrën se si duhet ti rrisin ata, me gjyshen, një dado apo në institucione si kopshtet e çerdhet. Duekt se nuk ka një mënyrë të vetme e cila mund të përcaktohet si më e mira. Secila prej zgjedhjeve ka avantazhet dhe disavantazhet e saj. këtë gjë na e pohon edhe psikologia klinike Milena Turtulli e cila na sqaron në mënyrë të detajuar zgjedhjet e prindërve në secilën prej rasteve.

Sot një dado ndryshon nga dadot e para 10 viteve. Asaj i kërkohet që të jetë e lexuar dhe e përgatitur. Avantazhet e të rriturit me dado janë që fëmija rritet me një kujdes të personalizuar dhe të individulizuar. Dadoja merret shumë me fëmijën dhe ndihmon në zhvillimin e tij. Në të njëjtën kohë, një fëmijë që rritet me dado është më pak i atashuar nga ana sociale dhe ka më shumë vështirësi për tu socializuar me fëmijët e tjerë. Do të ketë vështirësi në ndarjen e roleve dhe detyrave me fëmijët e tjerë.

Milena Turtulli, psikologe klinike

Po sipas psikologes Turtulli, fëmijët që rriten me dado janë të mbushur plot dashuri, por në të njëjtën kohë janë edhe më të llastuar.

Fëmijët që rriten me gjyshër kanë një avantazh të madh që kanë dashuri pa kushte. Mbase gjyshërit nuk janë profesionistë me master në psikologji, por  janë thesare të vërtetë në burimin e informacionit që i ofrojnë fëmijëve. Disavantazh është që fëmijët që rriten me gjyshër janë përgjithësisht më të llastuar. Përgjithësisht me ta nuk është punuar sa duhet në procesin e zhvillimit dhe mirërritjes. Prindërit me gjyshërit nuk arrijnë të gjejnë gjithmonë gjuhën e përbashkët, pasi linja e rregullave që vendos prindi nuk zbatohet nga gjyshërit.

Milena Turtulli, psikologe klinike

Punët e prindërve, por edhe kushtet në të cilat familja ndodhet i ka mbushur kopshtet e vendit , e madje ka raste kur ato janë të mbipopulluara. Milena na tregon pse është e mira që fëmijët të edukohen nëpër institucione por edhe disavantazhet e tyre.

Institucionet janë më të kompletuara , ofrojnë një gamë shumë të gjerë shërbimesh  duke i ndihmuar prindërit që punojnë me orare të zgjatura. Disavantazhet janë që fëmija është pak më i ekspozuar ndaj virozave. Fëmijët që rriten në ccerdhe janë shumë më social, më empatikë, më të dhembshur, arrijnë të kuptojnë rolet dhe mësohen shumë mirë me regjimin që ofron ccerdhja apo kopshti dhe kjo e bën fëmijët q ëtë jetë më i sigurt.

Milena Turtulli, psikologe klinike

Përveçse me eksperiencë 12 vjeçare në këtë fushë, Milena është edhe nënë e dy vajzave. Në rritjen e tyre ajo është ndihmuar edhe nga gjyshërit e vajzave, edhe nga një dado, por sërish preferon institucionet si çerdhet apo kopshtet për mirërritjen e fëmijëve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin