Importi i fruta perimeve vetëm gjatë vitit 2018 u rrit me 8% ndërsa eksportet ranë për herë të parë në këto vite me 1%. Shqipëria po pëson rritjen më të madhe të importeve krahasuar me vitet e kaluara. Sipas të dhënave të INSTAT në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar negativisht grupi i ushqimeve.
Rritja e importit të fruta perimeve rrjedhimisht ka sjellë dhe rritje çmimesh për konsumatorët. Krahasuar me muajin Janar 2018, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,3 %, specifikisht frutat dhe zarzavatet kanë pësuar rritje drastike çmimesh.
Mungesa e prodhimit vendas ka rritur nevojën për të importuar produkte nga vende të ndryshme të botës, duke sjellë rritje çmimesh jo të zakontë gjatë muajve Janar-Shkurt të këtij viti. Një tjetër arsye është dhe mungesa e subvencioneve direkte për fermerët.
Sipas një analize që ka bërë Komisioni Europian në lidhje me politikat bujqësore në Ballkanin Perëndimor për periudhën 2010-2015 vihet në dukje fakti se Shqipëria jo vetëm që ka buxhetin më të ulët për bujqësinë në rajon, por edhe këto pak fonde nuk shkojnë në mbështetje direkte të prodhimit siç aplikohet nhë vende të tjera. Gjatë këtij viti, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Turqia, Kina dhe Greqia.
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.5%
-
Jo
49.6%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2240
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nëse doni të keni një bark të sheshtë, hiqni dorë nga ky zakon në mbrëmje
26 Janar, 17:32
-
Pesë ushqimet që nuk duhet t’i vendosni kurrë në derën e frigoriferit
22 Janar, 16:58
-
Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit
21 Janar, 16:52
-
'Zhvlerësohen' edhe produktet 'Made in Albania', biznesi vendas humb me miliona euro në eksport
20 Janar, 16:35
-
Euro ‘zhvlerëson’ edhe eksportet! Prodhimi vendas ‘në vend numëro’
18 Janar, 14:45
-
Hamë qepë e patate serbe, prodhimi i Maliqit ‘flaket’ në kanal! Fermerët: Dëmin e kemi nga shteti, duam kompensim
10 Janar, 17:35
-
Po dëmtoni shëndetin! Këto ushqime mos i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën kur i konsumoni
7 Janar, 19:13
-
Pesë ndryshime të vogla në dietën tuaj që do të rrisin menjëherë energjinë tuaj
4 Janar, 07:48
-
Ushqimet po importohen me lirë, por për konsumatorët ofrohen me rritje
25 Dhjetor 2024, 13:49
-
Çfarë nuk duhet të bëni asnjëherë pasi keni ngrënë
17 Dhjetor 2024, 17:57
-
Ushqimet që nuk duhen konsumuar kur keni dhimbje fyti
6 Dhjetor 2024, 15:45
-
Ushqimet kundër stresit, ç’duhet të hani për të përmirësuar humorin
2 Dhjetor 2024, 15:25