Rritja e konsumit, importet e naftës, birrës dhe kafes arrijnë rekorde historike në 11- mujor

Rritja e konsumit, importet e naftës, birrës dhe kafes arrijnë rekorde historike në 11- mujor

Hyrjet e turistëve të huaj mbeten 11.4% më pak se para pandemia për janar-nëntor, rritet rëndësia e Kosovës, rikthehen polakët e maqedonasit

Importet e mallrave kryesore të akcizës nuk janë penguar nga çmimet e larta që ofruan tregjet ndërkombëtare këtë vit.

Përkundrazi importi i mallrave kryesore të akcizës, naftës, kafesë, dhe birrës shënoi rekorde historike që nga viti 1990 kur Shqipëria u hap me botën, ndërsa importi i cigareve i qëndroi normalitetit.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave referojnë se importet e naftës kanë arritur ne 561 mijë tonë gjatë 11 mujorit me një rritje 17 për qind në krahasim me vitin e kaluar në këtë periudhë. Gjithashtu importet e karburanteve ishin më të lartat të regjistruara ndonjëherë në këto 30 vite. Në vitin 2021 importi hidrokarbureve ishte 43 për qind më i lartë se mesatarja historike. Burimet nga tregu paguan se rritja u nxit nga kërkesa e lartë dhe nga mungesa e funksionimit të ARMO-s.

Në tregun ndërkombëtar një fuçi naftë kushtoi dje rreth 74 dollarë. Nga fillimi i vitit, kulmi arriti në muajin tetor ku një fuçi u shit me mbi 85 USD. Vlera më i ulët ishte në fillim të vitit në janar 2021 me rreth 45 USD për fuçi.

Gjatë këtij viti, çmimi i naftës është rritur disa herë, duke arritur në rreth 184 lekë aktualisht. Në krahasim me nivelin e ulët prej rreth 148 lekësh, që arritën gjatë periudhës së pandemisë, nafta në vend është shtrenjtuar me 36 lekë për litër, ose rreth 20%.

Importet e cigareve panë një rritje me te moderuar. Gjatë 11-mujorit 2021 ato arritën në 2648 tonë me një rritje 9 % nga viti 2020. Me gjithë rritjen importi i cigareve mbeti nën nivelin e para-krizës (2019) ku në të njëjtën periudhe u importuan 2736 tonë cigare.

Importet e kafesë arritën gjithashtu rekord historik. Në 11 mujorin 2021 u importuan 8268 tonë, niveli më i lartë që nga viti 1990. Gjatë 2021 importet e kafesë u rriten me 11 për qind, teksa në tregjet ndërkombëtare çmimet arritën në nivele rekord.

Importet e birrës kishin rritjen m fortë vjetor me mbi 23 për qind në krahasim me vitin 2020, duke thyer gjithashtu edhe rekordet historike të importit.

Rritja e importeve të mallrave të akcizës në sasi dhe në vlerë është faktori kryesor në rritjen e të ardhurave buxhetore gjatë këtij viti. Në paketën fiskale të vitit 2022 qeveria miratoi një ligj që indekson akcizës ne vlerë fikse me nivelin e inflacionit. Nëse inflacioni mesatar në vitin 2022 do të rritet me 2.5% në këtë nivel do të rriten edhe akcizat.

Të dhënat zyrtare tregojnë se të ardhurash nga akciza janë realizuar në masën 46.6 miliardë lekë, 6.6 miliardë lekë ose 16.6% më shumë se viti 2020, si dhe 1.9 miliardë lekë ose 4.2% më shumë se plani i akcizës për 11 mujorin 2021.

Si rrjedhojë e rritjes së çmimeve qytetarët paguajnë më shumë nga taksat që vilen në përqindje të çmimeve./B.Hoxha,Monitor

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja