Ashtu siç edhe u paralajmërua një ditë më parë flota e autobusëve të shërbimit publik u reduktua me 40% këtë të mërkurë. Si pasojë, në Tiranë janë regjistruar vonesa të shumta dhe fluks i lartë qytetarësh në stacione.
Nga pamjet që Report Tv ka siguruar këtë mëngjes shihet se si një numër i madh qytetarësh janë detyruar të presin për periudha të gjata autobusin për të mbërritur në destinacionet e tyre.
Ky vendim për reduktimin e autobusëve erdhi nga Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban si pasojë e rritjes së çmimit të naftës dhe mosmarrjen e masave nga qeveria për subvencionim.
Shoqatat deklaruan dje se, pavarësisht kërkesave të përsëritura dhe një takimi me institucionet më 1 prill 2026, nuk ishte marrë asnjë masë konkrete mbështetëse.
Sipas tyre, mungon një skemë kompensimi për rritjen e çmimit të karburantit, nuk ka plan veprimi për lehtësimin e barrës financiare, nuk është dhënë asnjë afat për ndërhyrje dhe nuk ka nisur rishikimi i elementeve fiskale si akciza, TVSH-ja apo taksa e qarkullimit.
Komente











Popull dele nuk qohemi në protest për rritjen e qmimeve dhe neglizhencën e shtetit të ndërhyj.po rrin për kto xhera duhet protestuar
Përgjigju