Rritja e pagave për institucionet, debati te ‘Ekonomia’, komisioni miraton nivelin e ri të rrogave me rritje edhe për Qeverinë dhe deputetët

Komisioni i Ekonomisë miratoi të martën edhe me votat e opozitës, përveç deputetit Agron Shehahj, projektligjin për rritjen e pagave të administratës dhe institucioneve të pavarura në nivelin nga 20-60%. Edhe pse drafti i qeverisë parashikonte që paga e Deputetëve dhe Ministrave të mos prekej, Komisioni propozoi që edhe ata të jenë përfitues, në zbatim të plotë të hierarkisë së pagave.

Sipas propozimit, paga e deputetëve duhet të dyfishohet nga 156 770 lekë që është aktualisht në 310 250 lekë, ndërsa e Ministrave nga 174 760 lekë në 318 750 lekë bruto. Kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit paga u rritet në thuajse 400 000 lekë bruto nga 228 000 lekë që është sot.

Mjerë ai që e sheh parlamentin si një institucion ku janë mbledhur një grup njerëzish që e kanë mendjen të vjedhin. Ky mentalitet lidhet me atë moment kur në Kuvend kanë hyrë njerëz që s’kanë asnjë lidhje me interesin publik, por interesin e biznesit të tyre apo të tyre personalin”, tha Erion Braçe.

“Iu duket normale, që një drejtoreshë në ministri, këshilltarë e ministres, zonjat që ju kanë shoqëruar sot të kenë një rrogë më të lartë se e juaja apo deputetëve. apo e deputetëve që janë në këtë komision”, tha Agron Shehaj.

“Aparati shtetëror duhet të ruaj hierarkinë. Nga ana tjetër çdo punë e ndershme duhet të ketë dhe dinjitetin e vetë. DO të duhet të ruajmë hierarkinë nga presidenti, deri tek nënpunësi i fundit i administratës publike”, tha Arbi Agalliu.

“Nuk është qëllimi të mos rriten kurrë, por të përfundojë reforma dhe të sjellim një propozim për anëtarët e kabinetit”, tha ministrja Delina Ibrahimaj.

Ish zv/kryeministri Erion Braçe tha se duhet ridimensionuar administrata shtetërore.

“Nëse duam të kthehemi tek një administratë ku duhet të sundojë merita, që vendi i punës nuk është qokë nga partia, por që vendi punës mbahet vetëm me rezultatet. Të tepërtit të dalin jashtë. Të pa aftët të dalin jashtë. Të talentuarit, të marrin atë që u takon…”, tha ai.

Propozimet e deputetëve të Komisionit të Ekonomisë për koeficientët e pagave:

  • Presidenti – 0.925
  • Kryetari i Kuvendit – 0.925
  • Kryeministri – 0.925
  • Zv/kryeministri – 0.775
  • Ministri – 0.75
  • Deputeti – 0.73
  • Anëtarët e Komisionit të Konkurrencës – 0.5
  • Anëtarët e Bordeve – 0.45

Drafti do të kalojë në seancë plenare të enjten së bashku me propozimet e komisonit të ekonomisë. Të martën, u miratua dhe një tjetër pr/ligj, që lidhet me pagat e nënpunësve civilë, ku institucioneve shtetërore dhe këshillave bashkiakë u lind e drejta, pa pritur vendimin e qeverisë të propozojnë rritje të pagës, por jo më shumë se 1% e inflacionit të publikuar nga Banka e Shqipërisë.

                                                         Ishte                  Bëhet
Paga e deputetëve                     156 770 lekë        310 250 lekë
Paga e ministrave                      174 760 lekë        318 750 lekë
Paga e Kryeministrit                   228 000 lekë       393.125 lekë
Paga e Kryetarit të Kuvendit      228 000 lekë       393.125 lekë
Paga e Zv. Kryeministrit               187 610 lekë       318 750 lekë 
Paga e Zv. Kryetarit të Kuvendit   187 610 lekë       318 750 lekë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:16
Ja pagat e reja të ministrave, deputetëve, kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit

1684837058_Screenshot12.jpg

Në Komisionin e Ekonomisë, deputetët miratuan rritjen e pagave për Qeverinë dhe deputetët. Më rritjen e re që parashikohet me koeficientin 0.75 për ministrat, paga që rezulton në 228 730 lekë do të shkojë në rreth 318 mijë lekë bruto.

Aktualisht paga e deputetit që deri më sot rezulton 156 770 do të rritet në 310 mijë lekë. Ndërkohë, paga e kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit shkon rreth 395 mijë lekë.

Krahasuar me projektligjin që kishte propozuar qeveria për rritjen e pagave dhe me atë që është miratuar ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë, paga e tyre është rritur me rreth 100 mijë lekë më shumë për institucionet kryesore. Ky projekligj do të kalojë në Kuvend dhe nëse do të miratohet, do të rritet edhe paga e tyre. 

Ora 11:58
Opozita dhe mazhoranca bien dakord, rritje pagash edhe deputetët dhe ministrat

1684835184_Screenshot7.jpg

Në Komisionin e Ekonomisë opozita dhe mazhoranca miratuan projektligjin për rritjen e pagave. Ndërkohë që pro u votuar edhe për propozimin e opozitës që nga rritja e pagave të preken edhe deputetët dhe ministrave.

Ora 11:45
Rritja e pagave, debat te Ekonomia! Shehaj-ministres: Ju s’keni nevojë për rritje page? Si mund të paguhet këshilltari juaj më shumë se ju

 

Projektligji për rritjen e pagave të administratës ka shkaktuar debat në komisionin e Ekonomisë. Deputeti demokrat Agron Shehaj thotë se nga ky projektligj duhet të preken edhe ministrat dhe deputetët, pasi sipas tij duhet të respektohet hierarkia shtetërore dhe jo që një nënpunës të paguhet më shumë se vartësi.

Shehaj e pyeti ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj nëse ajo ka nevojë për rritje rroge, duke i thënë se nuk mund të marrë këshilltari më shumë se ministri. Ibrahimaj i tha se ky projektligj nuk e parashikon rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat, por për këtë kategori do rishikohet një mundësi në një fazë tjetër, pasi të përfundojnë dy fazat për rritjen e pagave të administratës.  

Agron Shehaj: Me këtë që keni bërë ju, zonja Dhëmbi do ketë një rrogë më të lartë se rroga që do merrni ju. Është e vërtetë?

Delina Ibrahimaj: Në fakt po, propozimi nuk parashikon një rritje pagash për anëtarët e kabinetit qeveritar dhe deputetë. Sepse donin të siguroheshim që të gjithë kategoritë e tjera do të përfitonin nga rritja e pagave dhe do sillnim një simë për rishikimin e koeficientit dhe anëtarët e kabinetet dhe deputetë. Nuk është qëllimi të mos rriten kurrë, por të përfundojë reforma dhe të sjellim një propozim për anëtarët e kabinetit.

Agron Shehaj: Rrogat e ministrave dhe deputetët pra janë më pak të rëndësishme se të tjerët. Ju duket normale, që një drejtoreshë në ministri, këshilltarë e ministres, zonjat që ju kanë shoqëruar sot të kenë një rrogë më të lartë se e juaja apo deputetëve. apo e deputetëve që janë në këtë komision.

Delina Ibrahimaj: Qëllimi nuk është vlerësimi që ne kemi mbi përgjegjësinë dhe punën e ministrave apo deputetëve. Qëllimi ka qenë që reforma të përfundonte dhe të përcaktohej reforma  e pagave dhe deputetëve. Prioritetet i jepet reformës tërësore të pagave.

Agron Shehaj: Po thoni që të rriten paga për të gjithë dhe pastaj do merremi me deputet dhe ministrat. Po thoni që rritja e rrogave duke mos ndryshuar koeficientin prej 1 mijë euro në muaj për 140 deputetë dhe ministrat, rrezikon të bëjë të parealizueshme reformën.

Delina Ibrahimaj: Nuk po them këtë. Propozimi që kemi sjellë është i mirë menduar. S’do kishim sjell një propozim që s’ka hapësira buxhetore për t’u realizuar.

Agron Shehaj: Si e pengon zbatimin, përfshira e deputetëve dhe ministrave? Ju po thoni që rrogat tona janë të parëndësishme, mund të marrin shumë më pak se një drejtor apo këshilltar i juaji. Kjo është të vini këtu dhe t’i ofendoni të gjithë, ti thoni hajdeni tani aprovoni. Mos vallë kjo është thjesht një tallje, një farsë e qeverisë për të treguar që ju jeni aq të ndjeshëm për popullin dhe përbuzni punën e deputetëve, në fund të fundit për ca tua rrisim rrogën ministrave se ata janë të korruptuar. Këtu janë me dhjetëra, nga presidenti, tek zv.kryetari i autoritet të mediave, asnjëri prej tyre nuk iu preket koeficienti, Ju keni nevojë që rroga juaj të jetë sa iu takon? Më 1750 nuk mjaftojnë, nëse e meriton këshilltari juaj, pse se meritoni ju? Qytetari i thjeshtë mendon që ju s’keni nevojë? Keni nevojë zonja ministre?

Ora 11:40
Diskutimi për pagat e institucioneve kushtetuese, Braçe te ‘Ekonomia’: Sot po bëjmë vlerësimin e punës, gjithkush të marrë atë që i takon

 

Deputeti socialist Erion Braçe, në diskutimin sot në Komisionin e Ekonomisë tha se një nismë e tillë është e domosdoshme, për të vendosur hierarkinë por edhe në vlerësim të punës.

“Rrogat janë një vlerësim monetar i punës. Por edhe vlerësim i statusit të vendit të punës. Në momentin që duam të ndërtojmë një hireaki, këtë e kemi caktuar që në vitin 1990. Përmes asaj vijon dhe vjen demokracia, asaj hireakisë. Ka institucione që garantojnë demokracinë në këtë vend. Po! Ne në këto vitet e fundit kemi vendosur në krye të hierarkisë drejtësinë. Kemi dashur, kemi pasur vullnetin ti japim një dimension më të lartë në hierarki drejtësisë dhe më vjen mirë që do vazhdojmë ta ruajmë këtë. Pasi gjithkush duhet të jetë i barabartë para ligjit dhe drejtësisë dhe kjo duhet të materializohet deri në fund.  Nëse kthehemi tek hierarkia, mjerë ai që e sheh parlamentin si një institucion ku janë mbledhur një grup njerëzish që e kanë mendjen të vjedhin…Ky mentalitet lidhet me atë moment kur në kuvend kanë hyrë njerëz që s’kanë asnjë lidhje me interesin publik, por interesin e biznesit të tyre apo të tyre personalin. Por pa diskutim që ka deputet që u bëjnë nder institucioneve, parlamentit dhe demokracisë. E treta, duhet ridimensionim i administratës publike. Shqetësimi që kam ngritur është ky, efikasiteti administratës publike. Kemi tepër njerëz në administratë publike, po i kemi…Duhet të ridimensionohet si me funksione, qoftë me burime njerëzore. Shpesh herë është ajo që dimë të gjithë, njerëzit në administratën publike nuk përgjigjen në kohë, me punën që duhet të përballojnë. Çmimi i punës, tregu i punës në këtë pikë, s’ka më asnjë kuptim. Nëse duam të kthehemi tek një administratë ku duhet të sundojë merita, që vendi i punës nuk është qokë nga partia, por që vendi punës mbahet vetëm me rezultatet. Të tepërtit të dalin jashtë. Të pa aftët, pa rezultate të dalin jashtë. Të talentuarit, të marrin atë që u takon… Kjo që po bëjmë me këtë ligj, është vlerësim i punës për gjithë secilin mbështetur mbi rezultatin. Kjo reformë s’do duhet të jetë shpërndarje parash për këdo, njerëz që e meritojnë, por dhe njerëz që nuk e meritojnë. Duhet reformë e administratës publike, që paraja të shkoj dhe atje ku ka rezultat. Patjetër që shërbimet publike duhet të jenë në fokus. Ajo që vjen në këtë reform të pagave, vlen pikërisht për këta njerëz, edukatorët, mësuesit, pedagogët e të gjitha niveleve. Mjekët e infermierët padyshim…Krizën sot e kemi tek mjekët e familjes. Nëse ka njerëz që meritojnë rritjen e rrogës, janë pikërisht këta”, tha Braçe.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir: 24/05/2023 09:27

    Cfare qeverie, bejne propozimin per administraten dhe dyfishojne pagen per veten e tyre! Bravo delet qe ju besojne propogandes elektorale.

    Përgjigju
  • Nje pensionist: 23/05/2023 13:37

    Kjo o nje fitorje shume madheshtore sidomos per ne pensionstet...Tashme me cmimet qe do te rriten ne mund te hame vetem m... se edhe dhembe nuk kemi.Bravo EDIIII

    Përgjigju
    • Lavdi PPSH: 26/05/2023 04:57

      Po nuk eshte faji Edi Rames dhe deputeteve te ndritur Shqipetare qe ju pensionistet e keni ndare mendjen te vdisni ne Shqiperi. Te gjithe brezat ia kane futur vrapit atje ku mjalti eshte me i hidhur se balta , ju ngelet aty.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore