Rritja e pagave për mësuesit dhe 'bluzat e bardha' çon në 56 mijë lekë rrogën mesatare në vend! Financierët dhe siguruesit më të mirëpaguarit

Pandemia COVID-19 edhe pse po uli punësimin në vend, nuk ka frenuar rritjen e pagave. INSTAT raporton se paga mesatare mujore bruto është rritur me 5.2% në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Paga mesatare mujore bruto për periudhën janar-mars raportohet se ishte 56.019 lekë, nga 53.232 lekë që ishte në këtë tremujor të vitit 2020.

Kjo rritje e pagës mesatare në shkallë vendi ka ardhur edhe për shkak të rritjes së pagës minimale në nisje të këtij viti, nga 26 mijë lekë që ishte shkoi në 30 mijë lekë. Për efekt të sigurimeve shoqërore Tatimet njoftuan në fillim të vitit se krahas pagës minimale rritet edhe paga maksimale e cila aktualisht është 132,3 mijë lekë, nga 114.7 mijë lekë që ishte në vitin e kaluar. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me pagën mesatare e cila rritet automatikisht, për shkak të rritjes së rrogës minimale.

Sipas raportit paga e një të punësuari në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është 81,2 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, pavarësisht se ka pësuar rënie krahasuar me vitin e kaluar. Aktualisht paga mesatare për këtë kategori është mbi 101.5 mijë lekë, nga mbi 104.9 mijë lekë që ishte në 2020.

Ana tjetër e medaljes janë pagat në grup-aktivitetin e Bujqësi, pyje dhe peshkim që është 37,1 % më e ulët. Konkretisht pagat për këtë kategori ishte 35.2 mijë lekë nga 33.8 mijë lekë që ishte në 2020. 

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të parë 2021 paga mesatare bruto për grup-aktivitetin e Administratës publike dhe mbrojtjes; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale, ka rritjen më të madhe prej 8,3 %. Këtu ndikim ka dhënë edhe rritja e pagave për bluzat e bardha dhe për arsimtarët e njoftuar vitin e kaluar dhe që hyri në fuqi në 1 janar të këtij viti.

PAGA MESATARE MUJORE BRUTO

 Janar-Mars 2020     53.232 lekë

Janar-Mars 2021     56.019 lekë

Diferenca               + 2.787 lekë

PAGA MESATARE FINANCIER/SIGURUES

Janar-Mars 2020     104.985 lekë

Janar-Mars 2021     101.521 lekë

Diferenca                 + 3.464 lekë

PAGA MESATARE NË BUJQËSI

Janar-Mars 2020     33.850 lekë

Janar-Mars 2021     35.256 lekë

Diferenca                +1.406 lekë

 

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë