Një tjetër organizëm magjistratësh i është bashkuar Shoqatës së Gjyqtarëve në kërkesën për rritje pagash në Gjykatë Kushtetuese. Shoqata e Prokurorëve thotë se ndryshimet ligjore që ka bërë Kuvendi në thelb u ka ulur rrogat magjistratëve dhe kjo përbën cenim të garancive kushtetuese.
“Gjykimi kushtetues i inicuar nga shoqatat e gjyqtarëve duhet të përfundojë i pandikuar nga çdo presion i jashtëm apo instrumentalizim i opinionit publik”, apelojnë prokurorët.
Kjo deklarata ka nxitur një tjetër reagim të kryeministrit Rama. Kreu i qeverisë e quan absurditet total pretendimin se gjyqtarëve dhe prokurorëve se pagat po u ulen.
"A e kuptoni apo jo se çfarë quhet “ulje pagash” në fillin e çuditshëm të këtij arsyetimi? Mosngritja e pagave aq sa duan shoqatat e gjyqtarëve!!! Pra, shqip, një pagë që s’më ngrihet sa ç’dua unë, është një pagë e ulur!!! Duket totalisht e pabesueshme, po është shumë fatkeqësisht e vërtetë", shkroi Rama.
Teksa e thekson faktin se magjistratët në Shqipëri paguhen më shumë se kolegët e tyre në rajon, Kryeministri ua kujton edhe një herë prokurorëve ‘mëkatin’ me paraburgimet.
“Po për shqelmimin e vazhdueshëm si askund në Europë të prezumimit të pafajësisë dhe kthimin e arresteve me burg pa gjyq në një praktikë rutinë, e cila e ka njollosur Shqipërinë botërisht, duke na renditur si dele të zezë në bisht të kontinentit europian dhe kthyer në subjekt publik shqetësimi të Komitetit të Këshillit të Europës për Parandalimin e Torturës, a keni ndonjë gjë për të deklaruar?!”, vijoi Rama.
Po çfarë kërkojnë në të vërtetë gjyqtarët dhe prokurorët në Kushtetuese? 3 marsin e vitit të kaluar Unioni i Gjyqtarëve kërkoi shfuqizimin e ndryshimeve ligjore që u bënë për pagën e tyre në vitin 2023 nga mazhoranca, e cila zbatoi përcaktoi se rroga bazë e magjistratëve do të ishte sa 36% e pagës së Presidentit, pra 153.000 lekë. Më herët referenca mbi të cilën llogaritej rroga ishte 132,100, aq sa ishte paga e drejtorit të departamentit në Kryeministri. Pra me ndryshimin e ligjit nga qeveria rritja ishte me mbi 20 mijë lekë të reja.
Por kjo rritje u konsiderua si ulje nga ana e gjyqtarëve. Kjo për shkak se në të njëjtën kohë, qeveria rriti pagat për administratën publike. Dhe paga e drejtorit të departamentit në Kryeministri u rrit në 231 mijë lekë të reja. Pra gjyqtarët thonë se ndryshimi i referencës së pagës së tyre nga ajo e drejtorit të departamentit në Kryeministri te ajo sa 36% e pagës së Presidentit, ua ka ulur pagën se nëse s’do bëhej ky ndryshim ajo do të ishte 78 mijë më e lartë.
Për këtë arsye gjyqtarët kërkojnë nga Kushtetuesja ose rikthim në referencën e parë ose një përcaktim sa 54.3% e pagës së Presidentit plus pasqyrim të çdo rritje rrogash në tërësi.
Por rritje 78 mijë lekë të reja në fakt do të ishte vetëm në pagën e referencës sepse në realitet rritja do të ishte shumë më e madhe. Duke pasur parasysh formulën e llogaritjesh së pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve sipas ligjit, rritja shkon nga 1800 euro për magjistratët e shkallës së parë, deri në 3000 euro plus për Apelin e GKKO dhe SPAK.
Deklarata e plotë e Shoqatës së Prokurorëve
Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të zhvillimeve të fundit dhe debatit publik rreth gjykimit kushtetues mbi pagat e magjistratëve, në përmbushje të misionit dhe veprimtarisë së saj, e konsideron të domosdoshme të shprehë një qëndrim zyrtar në funksion të mbrojtjes së parimeve të shtetit të së drejtës dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë.
Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë vlerëson se debatet publike për çështje që lidhen me sistemin e drejtësisë duhet të zhvillohen në mënyrë të përgjegjshme, të balancuar dhe me respekt për rolin kushtetues të magjistratëve. Çdo formë retorike që synon të kthejë opinionin publik kundër magjistratëve nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës.
Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë i bashkohet qëndrimeve publike dhe kërkimeve të argumentuara tashmë në mënyrë shteruese nga shoqatat e gjyqtarëve përpara Gjykatës Kushtetuese. Theksojmë se çdo ndryshim ligjor që passjell regres në standardet e njohura më parë dhe ulje të pagave të magjistratëve, përbën cenim të garancive kushtetuese.
Në një shtet demokratik dhe të së drejtës, pavarësia e Gjykatës Kushtetuese dhe e sistemit të drejtësisë në tërësi përbën një parim themelor, i cili duhet të respektohet nga të gjithë aktorët institucionalë dhe publikë, veçanërisht në faza të ndjeshme përpara vendimmarrjes. Në këtë kontekst, gjykimi kushtetues i inicuar nga shoqatat e gjyqtarëve duhet të përfundojë i pandikuar nga çdo presion i jashtëm apo instrumentalizim i opinionit publik.
Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë shpreh besimin e saj të plotë në Gjykatën Kushtetuese si autoriteti i vetëm legjitim për të dhënë fjalën përfundimtare në këtë proces, si dhe mbështet çdo përpjekje institucionale dhe civile që synon forcimin e rendit kushtetues, pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe mbrojtjen e standardeve demokratike në vend.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për Shoqatën e Prokurorëve e cila ndërhyri në debatet në distancë mes shefit të qeverisë dhe gjyqtarëve të cilët kanë kërkuar në Kushtetuese rritje të pagës.
Rama i referohet një postimi të gazetarit Isa Myzyraj, i cili shkruan se kjo Shoqatë rezulton e regjistruar, ndryshe nga sa tha kryeministri. Por, ky i fundit i përgjigjet duke thënë se regjistrimi i një shoqate nuk mbyllet me gjykatën, por duhet bërë edhe te tatimet.
Kryeministri thotë se Shoqata është ende në kohë për tu regjistruar, por e solli në vëmendje për të “ilustruar” moshën fare të njomë të shoqatës.
Reagimi i gazetarit Isa Myzyraj
Kryeministri Edi Rama, në vazhdën e sulmeve të hapura ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të këtij vendi, ka deklaruar se Shoqata e Prokurorëve nuk është e regjistruar sipas ligjit. E vërteta është krejt ndryshe. Me ose pa dashje, kreu i qeverisë është gënjyer, dhe për pasojë ka gënjyer opinionin publik lidhur me regjistrimin e kësaj organizate. Më poshtë janë të gjitha dokumentet që vërtetojnë se kjo shoqatë është e regjistruar plotësisht dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Reagimi i kryeministrit Edi Rama
Një zëdhënës/e vullnetar/e i/e shoqatës së prokurorëve paska thënë se shoqata e re qenkej e regjistruar në gjykatë dhe unë paskesha gënjyer, po në fakt unë nuk shkruajta që s’janë regjistruar në gjykatë
Unë shkruajta, “janë ende të paregjistruar, por janë brenda afatit” - pra s’pata qëllim ta thumboj, po thjesht të ilustroj moshën fare të njomë të shoqatës, ndërkohë që dihet botërisht se regjistrimi i një shoqate nuk mbyllet me gjykatën, po duhet bërë edhe tek tatimet, gjë që ende s’ka ndodhur
Por halli me zëdhënësit vullnetarë është se e kanë zellin më të madh se sa zëdhënësit institucionalë, ndërkohë që informacionin e kanë si rregull gjysmak, çka i bën lajmës të nxituar të gjysmë të vërtetave - të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha”, shkruan Rama.
Reagimi i gazetarit Isa Myzyraj
Si mund të kesh NIPT nëse nuk je regjistruar në TATIME ? Shoqata e Prokurorëve është e regjistruar edhe në Tatime.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Shoqatës së Prokurorëve të cilët u përfshinë në debatin për kërkesën e gjyqtarëve për rritje pagash.
Reagimi i plotë i Kryeministrit Edi Rama
Paska dalë edhe një shoqatë prokurorësh e re - ende e paregjistruar deri tani sipas ligjit, po brenda afatit për regjistrim - e cila ka deklaruar solidaritet me shoqatat e gjyqtarëve, duke kërkuar “që të mos ulen pagat”!!!
Pra, orvajtja absurde e kategorisë më të privilegjuar të piramidës së pagave të shtetit shqiptar, për t’ia rritur akoma më shumë pagat vetes me gjyq, tani na del si përpjekja e një grupi të diskriminuar nga qeveria, për të ndaluar uljen e pagave!!!
A e kuptoni apo jo se çfarë quhet “ulje pagash” në fillin e çuditshëm të këtij arsyetimi?
Mosngritja e pagave aq sa duan shoqatat e gjyqtarëve!!! Pra, shqip, një pagë që s’më ngrihet sa ç’dua unë, është një pagë e ulur!!! Duket totalisht e pabesueshme, po është shumë fatkeqësisht e vërtetë!
Absurditet total pra, sepse vetëm s’ka pasur asnjë tentativë, po as nuk i ka shkuar mendja askujt për të ulur pagat e gjyqtarëve! Madje kaq e madhe është vëmendja e qeverisë ndaj pushtetit gjyqësor, sa prej thuajse një viti tanimë po punojmë për të mundësuar ndërtimin e një Poli Drejtësie, si askund në Ballkan, që edhe kushtet e punës së trupës së drejtësisë të jenë njësoj si pagat, më të mirat në rajon!
Por ndërkohë, s’mund të rri dot pa i shtruar një pyetje kësaj shoqatës së re:
Po për shqelmimin e vazhdueshëm si askund në Europë të prezumimit të pafajësisë dhe kthimin e arresteve me burg pa gjyq në një praktikë rutinë, e cila e ka njollosur Shqipërinë botërisht, duke na renditur si dele të zezë në bisht të kontinentit europian dhe kthyer në subjekt publik shqetësimi të Komitetit të Këshillit të Europës për Parandalimin e Torturës, a keni ndonjë gjë për të deklaruar?!
Komente











Gjyqetare e prokuror jane kethyer ne gjobaxhinj,te pa ngopur i duan per vete te gjitha leket e sekuestruara e taksat e popullit.
PërgjigjuGjyqtaret e Kristalit.
PërgjigjuNuk ka nevoje fare zoterinj, nqs mund te quheni keshtu se opinioni publik e di shume mire se kush jeni se shume njerez e kane provuar ne lekur se cfare jeni ne gjendje te beni ju.Ju nuk meritoni ngritje rroge kurre se as e kini bere punen dhe as keni per ta ber sikur miljarda tju japi Rama. Do tju hapet oreksi me shume
Përgjigju