TIRANE - Në kuadër të Ditës për Internet më të Sigurt u organizua sot në hotel Tirana Konferenca Kombëtare për Sigurinë e Fëmijëve në Internet. Rreth 60 për qind e popullsisë janë përdorues aktivë të internetit në Shqipëri, ku një pjesë e madhe e tyre janë të moshës nën 24 vjeç.
Sipas Ministrit të Teknologjisë dhe Inovacionit, Genc Pollo rreth 6 për qind e përdoruesve janë të mitur nën moshën 13-15 vjeç dhe 15 për qind e tyre janë nën moshën 18 vjeç.
Ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu theksoi se është detyrë e të gjithëve të marrin hapat e nevojshme për të nxitur përdorimin e ndërgjegjshëm të internetit. Ai veçoi ndër të tjera dhe mundësinë që u duhet krijuar fëmijëve për një përdorim efikas, duhet të largohen nga përmbajtje të paligjshme dhe të dëmshme për ta.
Ndërsa ambasadori i BE-së, Sequi theksoi se siguria e fëmijëve në internet është prioritet i BE-së.
Redaksia online
(atsh/eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com