Rritja e të infektuarve, hapet spitali COVID 3 në Tiranë! Shtrohen 6 pacientë

 Rritja e numrit të të infektuarve me koronvirus ka sjellë fluks tek urgjencave në spitalin Infektiv.

Për këtë arsye është hapur spitali COVID 3 që do të presë pacientë të infektuar.

Aktualisht në këtë spital janë shtruar 6 pacientë të cilët po marrin shërbim shëndetësor.

Report Tv mëson se në këtë spital do të shtrohen pacientë që janë drejt rekuperimit nga virusi.

Ndërkohë autoritetet bëjnë me dije se në ambientet e saj janë 150 shtretër dhe një njësi reanimacioni.

Ditën e djeshme, nga raportimi i Ministrisë së Shëndetësisë, 301 pacientë ndodhen të shtruar në dy spitalet e para COVID.


Lajmi kryesor:

Sot 241 raste të reja dhe 7 viktima/ Hapet spitali COVID/3, shtrohen 6 pacientët e parë! 92 të shëruar


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:33
Hapja e spitalit Covid-3, Manastirliu: Të bëjmë të gjithë nga pak për të shmangur përhapjen e infeksionit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka konfirmuar hapjen e spitalit Covid 3 në QSUT, pas plotësimit të kapaciteteve të dy spitaleve të parë me pacientë të infektuar nga koronavirusi.

Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu i bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat në mënyrë që të shmangin përhapjen e infeksionit.

“Të bëjmë të gjithë nga pak për të shmangur përhapjen e infeksionit, duke respektuar rregullat: #Maska; #Distanca; #Higjiena”, shkruan ajo.

POSTIMI I PLOTE

Siç e kishim thënë, pas plotësimit të vendeve në spitalet Covid-1 dhe Covid-2, kemi hapur Spitalin Covid-3, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Covid-3 ka të gjitha pajisjet e nevojshme dhe standartet për trajtimin e të sëmurëve me Covid-19, ndërkohë që drejtohet nga një ekip i kualifikuar dhe me shumë eksperiencë mjekësh, të spitalit infektiv dhe të strukturave tona të shërbimit shëndetësor.

Që nga fillimi i pandemisë, nuk e kemi ndërprerë për asnjë moment trainimin e personelit infermieror, që do të shërbejë në spitalet tona Covid. Të sëmurëve në Covid-3 do u shërbejë gjithashtu një ekip infermierësh të trainuar dhe me eksperiencën e përftuar duke u shërbyer pacientëve gjatë periudhës së pandemisë.

Siguroj qytetarët shqiptarë se nuk e kemi ndalur dhe nuk do t’a ndalim asnjë çast punën dhe për t’i ofruar çdokujt që ka nevojë, shërbimin më të mirë të mundshëm mjekësor.

Dhe në fund, si gjithmonë, kam një lutje:

Të bëjmë të gjithë nga pak për të shmangur përhapjen e infeksionit, duke respektuar rregullat:

E.M./B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës