Rritja ekonomike e Shqipërisë, më e lartë se vendet e BE? Ministrja Ekonomi: Janë të dhënat e Eurostat! Amnistia fiskale po diskutohet edhe me partnerët

Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi krahasoi rritjen ekonomike të Shqipërisë në tremujorin e parë të vitit me vendet e Bashkimit Evropian. Ministrja tha se rritja ekonomike në Shqipëri shënoi 5.97% rritje në tre mujorin e parë, që është rritja e nivelit më e nivelit të lartë e krahasueshme dhe me vendet e BE ku mesatarja është 5.6 %.

E ftuar në emisionin ‘Pa protokoll’ në Report Tv, ministrja sqaroi se këto të dhëna janë të dhënat e Eurostat dhe krahasimi bëhet me mesataren e 27 vendeve të BE-së.

‘Për tre mujorin e parë Shqipëria tregoi se ka një indikator për rritjen ekonomike. Gjithë sektorët e ekonomisë patën një rritje. Konsumi i popullatës u rrit, por u ul ai i administratës publike. Po mendon qeveria për një paketë tjetër.  Ato janë shifra që janë të publikuara nga Eurostat. Treguesit tanë janë 5.97% rritje në tre mujorin e parë dhe treguesi i BE-së është 5.6%, flasim për mesataren e vendeve të BE-së. Natyrisht që vendet shikojnë sa diferencë kanë midis mesatares dhe njëri-tjetrit. Ndërhyrjet që ka bërë qeveria në ekonomi kanë dhe efekt.’- tha Ekonomi.

Duke u ndalur tek paketa e amnistisë fiskale, ministrja u shpreh se po rishikohet dhe po konsultohet me partnerët.

‘Ishte një model i konsultimit publik. U pyet nga Këshillimi Kombëtar dhe mori përgjigje pozitive. Projektligj që u hartua dhe u diskutua me ekspertët shqiptarë. Është në konsultim, dhe po diskutohet edhe me partnerët.’- u shpreh Ekonomi.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 09/07/2022 15:28

    Zonja Ekonomi ,pa miratimin e BE dhe FMN mos beni asnje hap per amnistine financiare . Ekspertet te dalin ne emer se mund te jene dhe lobues klanesh kriminale qe duan pastrimin e parave !

    Përgjigju
  • Sara: 09/07/2022 11:54

    A e kemi arrite Gjermanin me gjendjen ekonomike moj ministre? hahaha.Ti mir dukesh sa nuk te ze karriera,e ke nga stresi,sepse e vritni mendjen shum per popullin,dilni ne emisione e thoni broçkulla,

    Përgjigju
  • Thomai: 09/07/2022 04:54

    Me partnere kjo nenkupton Zotot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD

Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD