'Rritja më e lartë e pagave për bluzat e bardha', Duma-Ramës: Mashtrim me efekt dështimi

'Rritja më e lartë e pagave për bluzat e bardha', Duma-Ramës: Mashtrim me efekt dështimi

Grida Duma dhe Edi Rama

Ish-deputetja demokrate, Grida Duma, i përgjigjet kryeministrit Edi Rama, pas statusit të këtij të fundit se me buxhetin e vitit 2021 do të kemi rritjen më të madhe të pagave për mjekët dhe infermierët.

Rama shkruante se me "rritjen më të lartë ndonjëherë të pagave për bluzat e bardha, që po përballen me sfidën e njëherë një shekulli në shëndetësi, duke u përulur me respekt para punës së tyre e sidomos para sakrificave të atyre të cilët luftojnë papushim prej muajsh e muajsh në vijën e zjarrit me Armikun e Padukshëm".

Duma e ka quajtur këtë një tjetër mashtrim të Ramës.

"Zgjimi i përditshëm kryeministror me mëngjesin që sheh nga dritarja e facebook-ut, të ofron Shqipërinë e “mbaruar”.  Këtë mëngjes nga ajo dritare thotë se i paska kryer dhe detyrat ndaj shëndetësisë!! Me çfarë? I paska vënë në buxhetin e 2021. “Punëmbaruari” e ka vesin virtyt; krenohet sot, për atë që duhej dje, por e ka lënë për nesër!  Buxheti i 2021 qenkërka 40 përqind më shumë për 18 mijë mjekë e infermierë. Mashtrim me efekt dështim!

Nëse do të llogarisnim sot vetëm sa i detyrohet mjekëve dhe infermierëve për këto 7 vite ndër më të vështirat të profesionit të tyre, pa asnjë rritje, do kuptojmë që me të ardhmen e buxhetit 2021 nuk shlyehet as “borxhi” ndaj punës së tyre deri sot", thotë ajo.

Ndërkaq  ajo akuzon se spitalet shqiptare po zhyten në kolaps.

"Shifrat flasin vetë, janë më kokëfortat! Shqiptarët shpenzojnë më shumë nga të gjithë por shërbehen më pak e më keq se shumë!  Rama vazhdon të dërdëllisë se situata në Shqipëri është e njëjtë me vende të tjera.

Madje këtë fshehje faktesh vetëbeson se e ka zgjidhje.  Por sa herë ai e guxon mashtrimin, ne do qartësojmë faktet; se si ndihma e tij ekonomike është më e ulëta, se si spitalet shqiptare po zhyten në kolaps, se nuk ka asnjë plan dhe vendet e tjera në botë po e trajtojnë këtë krizë me përgjegjësinë që ai nuk e ka.

Rama mbulon dështimin me gënjeshtër. Atoparlanti i tij i propagandës të shurdhon veshin e arsyes. Ndërsa shiptarët nuk morën asgjë nga premtimet për ndihmë reale financiare dhe mjekët e spitalet u dergjën në kolaps. Shifrat të larta ka, ato gjenden në numrat e humbjeve të jetës. Humbja e kontrollit po infekton popullatën.

E dimë që askush nuk pret më që Rama të mund të gjejë zgjidhje, sidomos kur vendi lëngon në një ekonomi të varfër e të shkatërruar. Bashkë do ta mundim këtë të keqe!  Do ta shërojmë Shqipërinë, e do shpëtojmë ekonominë. Do sjellim shpresë në Shqipëri, ku çdo ditë zgjimi do të jetë për më mirë e më mirë", shkruan Duma.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O Grida?: 10/11/2020 23:03

    Me Salianjin si i ke hallet ta punon dylymin apo e ke leshuar me qera?

    Përgjigju
  • Tiranasi: 10/11/2020 17:40

    Grida mos i bo provokim Edit Ine e di se ti u thave per Pallen e Edit po nuk ta fut ate ai Ka konkurente te tjera me te mira se ti Shko te Zona Lire te Arjan Cani mos del na nji cop per te Henger se ai ta bo qefin Je shume e bukur Grida Suma Mbiemrin e pak te nderliguar

    Përgjigju
  • SUMA: 10/11/2020 15:33

    O GRIDA SUMA KE TË DREJT O GRIDA SUMA SE ME VU LYL SHAL NGJITMIN AI E QAN SHQIPRIN E DJEG KOMPLET O GRIDA SUMA. SE AI ËSHTË ZHENI BASHK ME TY 7×7=42 O TË HYFT DREÇI NË BARK O GRIDA SUMA E PARTIS WC QENEF PD.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun