Republika Çeke ballafaqohej më 25 nëntor me dy sfida përballë pandemisë derisa numri në rritje i personave të infektuar ka detyruar vendin të shpallë gjendje të jashtëzakonshme e në anën tjetër presidenti, Millosh Zeman është hospitalizuar sërish pasi rezultoi pozitiv me COVID-19.
Qeveria kalimtare e Andrej Babishit shpalli 30 ditë të gjendjes së jashtëzakonshme në vend pasi më shumë se 18 mijë raste të reja me koronavirus u regjistruan më 25 nëntor.
Autoritetet menjëherë prezantuan masa të reja sikurse ndalimi i tubimeve të mëdha apo ndalimin e punës për biznese deri në orët e vona.
Mesatarja ditore prej 1516 rasteve pozitive në ditë në republikën Çeke në një milion banorë përgjatë javës së fundit paraqet shifrën më të lartë të të infektuarve në botë, derisa më keq qëndrojnë vetëm Sllovakia fqinje dhe Austria.
“Të presim dhjetë ditë dhe më pas eventualisht mund të rishqyrtojmë masat”, tha ministri i Shëndetësisë, Adam Vojtech pasi sugjeroi se numri i të infektuarve mund të rritet në një periudhë të shkurtë kohore.
Më vonë, shumë media çeke raportuan që presidenti Zeman është kthyer në spitalin ushtarak në Pragë pasi rezultoi pozitiv me koronavirus.
Përkeqësimi i përnjëhershëm i shëndetit të presidentit në fillim të tetorit, ndikoi në ndërprerjen e negociatave paszgjedhore, pasi kryeministri dhe aleati i tij Andrej Babish humbi përballë koalicionit të opozitës në zgjedhjet parlamentare./REL
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2083
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Proda takim me zv.presidentin e policisë çeke: Luftë krimit të organizuar! Patrullime të përbashkëta gjatë sezonit veror
17 Janar, 12:20
-
Ministri i Brendshëm takim me homologun çek në Pragë, mbështetje e palëkundur për integrimin e Shqipërisë në BE, thellohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë
16 Janar, 16:21
-
Çeki/ Shpërthimi i propanit në një restorant, 6 të vdekur 8 të plagosur (VIDEO)
12 Janar, 14:24
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
VIDEO/ Gola dhe asiste, Qazim Laçi dhe Rrahmani shkëlqejnë në Çeki! Mesfushori shënon nga goditja e dënimit
4 Dhjetor 2024, 11:25
-
'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Kryetarja e parlamentit çek vizitë zyrtare në Tiranë, takon Spiropalin
25 Nëntor 2024, 13:15
-
Liga e Kombeve/ Shqipëri - Çeki, shiten të gjitha biletat e ndeshjes së 16 nëntorit
30 Tetor 2024, 14:04
-
Milan Kundera në gjuhën e nënës, letërsisë dhe shqipes, përkthyesja Pasho: Ashtu si Kadareja vuajti moskuptimin!
17 Tetor 2024, 11:22
-
Praga 'luftë' me turistët pijanecë: Urdhëron të kufizohet frekuentimi i klubeve gjatë natës
16 Tetor 2024, 18:37
-
Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqën ekipin?
12 Tetor 2024, 10:19
-
VIDEO/ Përdhosja e simboleve kombëtare dhe territori i Kosovës nën flamurin serb, përleshje në Pragë mes tifozëve të Shqipërisë dhe Çekisë
12 Tetor 2024, 08:12
-
Liga e Kombeve/ Kombëtarja 'nuk ndez', Çekia na mposht 2-0 në Pragë! Pritet autokritikë pas tri ditësh kundër Gjeorgjisë
11 Tetor 2024, 22:39