Rrjedhja e mistershme e gazit në Indi vret 11 persona
Rrjedhja e gazit në Indi vret 11 persona
Të paktën 11 persona kanë vdekur si pasojë e një rrjedhje gazi në veri të Indisë, ndërsa mes tyre janë gra dhe fëmijë. Në qytetin port të Ludhiana në shtetin Punjab disa persona të tjerë u gjetën pa ndjenja në shtëpitë e tyre. Zona u mbyll dhe banorët u evakuuan pas shumë vështirësive të raportuara në frymëmarrje. Katër janë duke u trajtuar në spital.
Burimi i rrjedhjes nuk është i qartë deri më tani, ndërsa një zyrtar u shpreh se gazi mund të jetë përhapur nga pusetat.
Agjencia e lajmeve PTI citon Zëvendës Komisionerin Ludhiana, Surabhi Malik, të ketë thënë: “Ne do të mbledhim mostra nga pusetat. Ka shumë të ngjarë që ndonjë kimikat të ketë reaguar me metanin në puseta.”
Rajinder Pal Kaur Chhina, një ligjvënës vendas, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se incidenti kishte ndodhur pranë një dyqani qumështi. “Njerëzit që vinin për të blerë qumësht në mëngjes, ranë jashtë pa ndjenja”, tha ajo.
Një ekip nga Forca Kombëtare e Reagimit ndaj Fatkeqësive është dërguar në vendngjarje, në zonën Giaspura të Ludhiana, ku aty pranë ka fabrika.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kush ka mbajtur qëndrimin më të saktë rreth situatës në veri të Kosovës?
-
Rama
55.5%
-
Kurti
38.2%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 1928
Lajme të tjera
-
Rrjedhja e gazit në Shkozë, arrestohet pronari i karburantit dhe dy punonjësit! Shoferi i autocisternës çau tubin teksa parkonte
1 Tetor, 11:01
-
Çahet tubi i gazit në një karburant pranë Shkozës, zjarrfikësit e teknikët në vendngjarje! Evakuohen banorët
30 Shtator, 12:02
-
Indi/ 35-vjeçari shkoi në spital me dhimbje barku, mjekët i heqin 60 objekte nga zorra: Është në gjendje kritike
29 Shtator, 11:24
-
Virusi Nipah alarmon Indinë, konfirmohen dy vdekje
13 Shtator, 13:56
-
Samiti i G20-ës përfundon më mburrjet e Indisë, Brazilit dhe Rusisë për sukses
10 Shtator, 19:43
-
Lavrov mbërrin në Nju Delhi për G20
8 Shtator, 13:13
-
Pas sukseseve në Hënë, India nis misionin e parë hapësinor drejt Diellit
2 Shtator, 10:08
-
Kina i thotë Indisë ‘të ruajë qetësinë’ në çështjen e hartës së re kufitare
31 Gusht, 19:56
-
Presidenti kinez Xi mund të humbasë samitin e G20 në Indi
31 Gusht, 15:36
-
India bën uljen historike pranë polit jugor të Hënës
23 Gusht, 14:50
-
India shkruan historinë, anija e saj kozmike zbarkon në polin jugor të Hënës
23 Gusht, 12:15
-
India bëhet gati për arritjen historike në Hënë
23 Gusht, 08:50