Rroga "amerikane" e
pedagoges, Argita Berisha
Në deklarimin e pasurisë për vitin 2011, Argita Berisha, vajza e kryeministrit shënoi se fitoi nga mësimdhënia në shkollat e vendit, publike apo private rreth 146 mijë dollarë
pedagoges, Argita Berisha">
TIRANE- Në deklarimin e pasurisë për vitin 2011,
Argita Berisha, vajza e kryeministrit shënoi se fitoi nga mësimdhënia në shkollat e vendit, publike apo private rreth 146 mijë dollarë.
Nga një kërkim i thjeshtë nëpër sajte universitetet të njohura në botë, Argita Berisha ka një rrogë, të përafërt me profesorët më të mirëpaguar amerikanë, në universitetet me të njohur të botës. Nëse i referohesh, ranglistës botërore të bërë nga Pak kohë më parë, gazeta prestigjoze "Neë York Times" publikoi pagat më të larta për profesorët në universitetet amerikane dhe lista kryesohej nga Harvardi, ku një profesor me kohë të plotë fitonte mesatarisht 191 mijë e 200 dollarë në vit, ndërsa në atë Pensilvanisë, një pedagog me kohë të plotë fiton mesatarisht 170 mijë dollarë në vit. Në universitet publike, në Institutin e teknologjisë së Nju Xhersit, një profesor me kohë të plotë fiton rreth 151 mijë dollarë në vit, ndërsa në vendin e dhjetë është universiti i Ratxhersit në Kamden, ku paga vjetore e pedagogëve është 137 mijë dollarë.
Argita Berisha, por edhe bashkëshorti i saj, Jamarbër Malltezi japin mësim në disa universitete private. Vajza e kryeministrit të vendit, Argita Berisha është një lektore e kërkuar nga privatët dhe ajo jep leksione në tre universitete private. Ajo figuron si pjesë e stafit akademik seniorë te universiteti Europian i Tiranës, është gjithashtu edhe pedagoge e jashtme te departamenti i Shkencave Juridike pranë universitetit "Kristal" dhe gjen kohë të japë leksione edhe për studentët e drejtësisë të universitetit "Luarasi". Ndërkohë që bashkëshorti i saj, Jamarbër Malltezi është pedagog i brendshëm tek departamenti i Arkitekturës i universitetit "UFO" dhe te "Kristal".
Sipas llogarive që ka bërë deputeti i PS-së, Taulant Balla paratë e fituara nga mësimdhënia e Argitës prej 146 milionë lekësh në vit ose 12 milionë lekë në muaj, janë sa rroga e përbashkët e 20 drejtorëve të shkollave në Tiranë. Këtyre u shtohen edhe 70 milionë lekë të vjetra nga i shoqi, Jamarbër Malltezi, sipas deklaratës së tij të pasurisë, të fituara nga mësimdhënia, në 2011, që në total shkojnë në 216 milionë lekë. Sipas përllogaritjeve, nëse çdo orë mësimi në fakultetet shtetërore paguhet maksimumi 10 mijë lekë dhe në fakultetet private paguhet maksimumi 30 mijë lekë, Jamarbër Malltezi ka bërë në 2011 2333 orë mësim, ndërsa Argita 4867 orë mësim në vit, ose në 223 ditë shkollore në total, nga 22 orë mësimi në ditë.
Shkrimi u publikua ne shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3131
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Frrok Çupi: Rasti i Irena Gjokës si frymë ‘mos e shtro zverkun’ ndaj Berishës
19 Tetor, 18:18
-
E akuzoi se ka marrë 500 mijë euro, gjyqtarja Irena Gjoka kërkesë SPAK: Hetoni deklaratat e Argita Berishës
19 Tetor, 11:30
-
Evi Kokalari: Argita, merr një këshillë miqësore nga unë - rrini në shtëpi me hallet tuaja, shqiptarët s'ju kanë asnjë borxh!
7 Tetor, 18:27
-
DOSJA PARTIZANI / Ja pikat kryesore që familja Berisha kundërshton nga akuzat e ngritura nga SPAK
23 Shtator, 14:50
-
'Shtresë e mesme' por me vila në Europë: Reagimi i Mero Bazes ndaj deklaratave të Argita Berishës
21 Shtator, 15:43
-
Carlo Bollino ironizon familjen Berisha: Përpara më etiketonin si ''fashisto-komunist'', tani jam ''peng'' por njëkohësisht edhe ''anëtar'' i SPAK!! Ata janë komplet në panik, i mirëkuptoj
20 Shtator, 12:27
-
Dosja 500 faqe/ Veç pronave në Shqipëri, Malltezi bleu apartamente edhe në Europë! SPAK zbulon lumë parash të transferuara jashtë shteti dhe të padeklaruara
16 Shtator, 07:11
-
Dosja/ Malltezi dhe Argita paguan 550 mijë € për gjyqet e Berishës ‘non grata’, 52 mijë € për Shkëlzenin! SPAK tregon pagesat e dhëndrit pasi e favorizoi të privatizonte ish-klubin Partizani
15 Shtator, 07:36
-
Vila perandorake, Doçi: Ish-kryeministri pastrim parash, sot familja më e pasur në Ballkan! Shkëlzeni e Argita sekserë
23 Korrik, 21:40
-
FAKTET PËR SPAK/ Zbulohen 3 lejet e ndërtimit që Sali Berisha firmosi për fshatin turistik ku ka vilën! Ja si Argita transformoi një shtëpi 50m2 në vilën perandorake D5
23 Korrik, 10:51
-
Ekskluzive/ Zbulohen dokumentet që lidhin vilën e Gjirit të Lalzit të Berishës me lejen e ndërtimit që ka firmosur! Ja si mashtroi Argita me deklarimin e pasurisë! Sot faktet e reja në Report Tv
23 Korrik, 07:06
-
Ylli Pata: Rruga e mundimshme e Berishës për të trashëguar pushtetin
24 Qershor, 19:20