TIRANE - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj ka firmosur një sërë lëvizjesh në radhët e uniformave blu në rrethe. Drejtori i Policisë së Qarkut të Durrësit Aleks Hajdari largohet nga ky post për tu transferuar në qarkun e Shkodrës.
Ndërkaq, Pëllumb Seferi mësohet të jetë larguar nga detyra e Shefit të Interpolit për të kaluar drejtor në policinë e qarkut të Kukësit. Sadri Mance që ishte drejtor në Kukës kalon kancelar në qendrën e formimit policor.
Burgaj ka vendosur largimin e drejtorit të qarkut të Korçës Ylli Metko i cili tanimë bëhet këshilltar i tij. Në Korçë do të drejtojë uniformat blu Gjergj Jorgo i cili deri më tani mbante postin e drejtorit të forcave operacionale.
Halit Murati që mbante detyrën e shefit të policisë në Gjirokastër është transferuar për në Elbasan. Lëvizjet kanë prekur edhe krerë të tjerë të policisë ndërsa Ajet Ibro ka kaluar nga Berati në Gjirokastër për ti lënë vendin Ylber Zyberit.
Pas komandimit disa javë në qarkun e Fierit është rikthyer Arjan Bozhaj ndërsa ish drejtori i shkollës së policisë Hamdi Fjore tanimë do të jetë drejtor i forcave operacionale. Mërgim Hoxha nga Fieri kalon drejtor i shkollës së formimit policor ndërsa Sajmir Muça nga kancelar i akademisë shkon në drejtorinë e planifikimit strategjik.
Në Tiranë, Vlorë, Dibër dhe Lezhë nuk ka pasur ndryshime ndërsa pritet një rrokadë e dytë nëpër komisariate.
JA LISTA E PLOTE E LEVIZJEVE NE POLICI
Në kuadër të përfundimit të procedurave të konkurrimit për ngritjen në gradën Drejtues i parë, si dhe në përmbyllje të të gjithë procesit të fitimit të gradës Drejtues i parë nga punonjësit e policisë që u shpallën fitues të konkurrimit, janë bërë dhe emërimet përkatëse në strukturat e Policisë së Shtetit, përkatësisht:
1. Drejtor i Policisë së Qarkut Elbasan është emëruar Z.Halit Murataj
2. Drejtor i Policisë së Qarkut Qurrës është emëruar Z. Emri Vata
3. Drejtor i Policisë së Qarkut Shkodër është emëruar Z. Aleks Hajdari
4. Drejtor i Policisë së Qarkut Gjirokastër është emëruar Z. Ajet Ibro
5. Drejtor i Policisë së Qarkut Berat është emëruar Z. Ylber Zyberi
6. Drejtor i Policisë së Qarkut Kukës është emëruar Z. Pëllumb Seferi
7. Drejtor i Policisë së Qarkut Korçë është emëruar Z. Gjergji Jorgo
8. Drejtor i Policisë së Qarkut Fier është emëruar Z.Arjan Bozhaj
9. Drejtor i Forcave Lëvizëse Operacionale është emëruar Z. Hamdi Fjora
10. Drejtor i Qendrës së Formimit Policor është emëruar Z. Mërgim Hoxha
11. Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë është emëruar Z. Ahmet Haxhiaj,
12. Shef Sektori në Drejtorinë e Planifikimit Strategjik pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë është emëruar Z.Shkëlqim Saço
13. Specialist Koordinator në Drejtorinë e Planifikimit Strategjik pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë është emëruar Z.Agron Nuredini
14. Specialist Koordinator në Drejtorinë e Planifikimit Strategjik pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë është emëruar Z. Saimir Muça
15. Kancelar në Qendrën e Formimit Policor është emëruar Z. Sadri Ramçaj
16. Drejtor i Drejtorisë kundër Krimit Financiar është emëruar Z. Ismail Elezi
17. Specialist në Drejtorinë kundër Krimit Financiar është emëruar Z.Altin Qato
18. Këshilltar në Zyrën Ndihmëse të Drejtorit të Përgjithshëm është emëruar Z. Shpëtim Muçollari
19. Këshilltar në Zyrën Ndihmëse të Drejtorit të Përgjithshëm është emëruar Z.Ylli Metko
(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com