Rrokaj: 11 njesi të Tiranës, tani
duhet të qeverisen nga të majtët

Rrokaj: 11 njesi të Tiranës, tani<br />duhet të qeverisen nga të majtët
TIRANË – Kryetari I LSI-së për Tiranën, Shezai Rrokaj, u ftua në studion e “A1Report!” për të dhënë detaje rreth vendimit më të ri politik të koalicionit PS-LSI, marrjes së drejtimit të këshillave vendore në të gjithë Shqipërinë.

I pyetur nëse ky vendim i koalicionit të ri ishte hakmarrje ndaj shkarkimit të komisionerit të LSI-së nga KQZ-ja, një natë më parë, Rrokaj tha: “Nuk është absolutisht hakmarrje, por është pasojë. Garanti i votës në në shtet demokratik është një institucion, KQZ-ja, që u cenua në mënyrën si zgjidhen, emërohen, lirohen komisionerët, në mënyrën si fuknsion . KQZ-ja dje u dhunua dhe në vijim të asaj sjelljeje, vjen edhe reagimi ynë, që është një përgjigje politike për të gjitha institucionet.

Deri më sot, LSI-ja nuk kishte një vendim politik për pushtetin vendor, sepse gjykonte se autonomia vendore duhet të respektohet, të jetë më pak e politizuar, sepse ka të bëjë me jetën e përditshme qytetare. Por ajo që ndodhi mbrëmë ishte një atentat që i ndodhi demokracisë. Të cenosh votën e lire, do të thotë të cenosh themelin e demokracisë", - theksoi ai.

"Ilirjan Muho ishte një anëtar i LSI deri në çastin kur u miratua, sepse më pas, të gjithë komisionerët kanë vetëm detyra funksionale që duhet t’i kryejnë, në favor të asnjë force politike", - tha Rrokaj. -" Në ushtrimin e detyrës ata duhet të jenë të menjanuar nga ndikimet politike. Ndaj, ne sot, në vijim të qëndrimit politik, të dy grupet e këshilltarëve bashkiakë, diskutuam pse do të mbanim këtë qëndrim dhe vendosëm për hapin e parë që do bënim. Nuk ka kuptim që një mazhorancë e caktuar të drejtohet nga një kryetar minorance. Vë në dukje se përveç njësisë nr.8 në Tiranë, 11 njesitë e tjera do dominohen nga koalicioni PS-LSI".

Vendimi ynë është një presion politik ndaj qeverisë, por në radhë të parë angazhim politik, sepse ne nuk jemi destruktivë. Pseudomazhorancës destruktive të parlametit ne nuk i përgjigjemi njëlloj. Ne veprojmë në përputhje me ligjin dhe atë që pret qytetari për përmirësimin e jetës. Për ne nuk ka shkarkim të Ilirjan Muhos, por ka një veprim të dhunshëm arbitrar, që të pushtohen KQZ-ja, Parlamenti , gjithçka. Ditët në vjim do sqarojmë pozicionin politik për cështje të tilla”, - përfundoi Rrokaj.

Lidhur me bashkimin e votave të ish-deputetit socialist Kastriot Islami me demokratët në seancën e mbrëmshme në Kuvend, Rrokaj tha:  “Është një qëndrim i habitshëm i kolegut; ai është profesor dhe unë dua të respektoj qëndrimin e tij. Them i habitshëm sepse pavarësisht se ka pasur kundërshti ndaj kryetarit të vet, ka mbajtur qëndrime në favor të së majtës dhe ja, e majta u bashkua. Nuk ishte menduar dhe nga shumë prej nesh, ky qëndrim i katapultuar duhet të ketë pasur arsye shumë të forta. Gjithsesi, unë nuk mund të komentoj më tej një koleg”, - përfundoi Rrokaj.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

OKB: Rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30-40 miliardë dollarë

OKB: Rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30-40 miliardë dollarë