TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Kavajës nëpërmjet një letre të hapur i bën thirrje kryeministrit Berisha të anulojë vendimin për zhvendosjen e zyrës së QKR-së plot tre kilometra larg qytetit.
Zoti Rroshi e quan vendim “absurd” që ka komplikuar edhe më tej raportin e vështirë mes përfaqësuesve të biznesit dhe përfaqësuesve të shtetit.
“Sipërmarrja në Kavajë vuan jo vetëm arrogancën e pushtetit, korrupsionin e rrënjosur në çdo shërbim publik, procedurat e ngadalta dhe të tejzgjatura të rregjistrimit dhe të taksimit, por tashmë vuan edhe largësinë fizike me zyrën e QKR-së.”- shkruan në letrën e tij të hapur kryebashkiaku Rroshi.
Duke uruar që ky vendim "që shkon plotësisht kundër interesave të qytetarëve të Kavajës, të mos jetë shprehje e protestës dhe pakënaqësisë së Berishës nga vota që Kavaja dha në 8 Maj", Kryebashkiaku kërkon vendosjen e zyrës së QKR-së në një ambient të përshtatshëm në qëndër të qytetit të Kavajës. Për këtë ai jep afat 7 ditor, deri më 15 mars, në të kundërt “qytetarët dhe përfaqësuesit e sipërmarrjes në Kavajë do të dinë të reagojnë ndryshe”- mbyll letrën e tij të hapur kryebashkiaku i Kavajës.
LETRA E PLOTE
I nderuar z. Kryeministër!
Kam vendosur t'Ju shkruaj këtë letër të hapur, për të ndarë me Ju një shqetësim të madh që lidhet në mënyrë të drejtëpërdrejtë me qytetarët e Kavajës, të cilët për 21 vjet me radhë ju kanë votuar Ju si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, por që në 8 Maj më votuan mua si Kryetarin e tyre të Bashkisë. Me shpresën se vazhdoni të jeni i informuar rreth problematikës që shqetëson qytetarët e zonës Tuaj zgjedhore, dua t'Ju sjell në vëmendje një fakt tronditës për qytetin e qytetarët e Kavajës. Prej disa ditësh, zyrat lokale të Qendrës Kombëtare të Rregjistrimit të Biznesit janë shpërngulur nga Kavaja në një vendndodhje të re, plot tre kilometra larg qytetit. Një vendim ky absurd dhe i pajustifikueshëm, që pikësëpari shkon kundër interesave të qytetarëve e biznesit në Kavajë e për më tepër bie në kundërshti me vetë frymën e prioritetet që Ju si Kryeministër keni përcjellë përgjatë këtyre viteve. Besoj se i mbani ende mend disa statistika që kanë të bëjnë me Kavajën. Në qytetin tonë jetojnë plot 49 mijë banorë, si dhe zhvillojnë aktivitetin e tyre rreth katër mijë biznese. Urdhëri Juaj për të zhvendosur zyrën lokale të QKR ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë tek këta qytetarë dhe tek këto biznese, të cilat tashmë detyrohen të zhvendosen plot tre kilometra jashtë qytetit për të përfituar disa shërbime, që sipas fjalëve Tuaja zoti Kryeministër, duhet të ishin të shpejta, të thjeshta dhe miqësore ndaj biznesit. Teksa Ju flisni për epokën dixhitale dhe krijimin e sistemit One-Stop-Shop që do të lehtësonte burokracinë me të cilën është përballur deri më sot sipërmarrja vendase, pikërisht në qytetin që për 21 vjet me rradhë Ju ka zgjedhur si përfaqësuesin e tij në Parlament, Qeveria Juaj përmes një vendimi absurd sapo ka komplikuar edhe më tej raportin e vështirë mes përfaqësuesve të biznesit dhe përfaqësuesve të shtetit. Sipërmarrja në Kavajë vuan jo vetëm arrogancën e pushtetit, korrupsionin e rrënjosur në çdo shërbim publik, procedurat e ngadalta dhe të tejzgjatura të rregjistrimit dhe të taksimit, por tashmë vuan edhe largësinë fizike me zyrën e QKR-së. I nderuar Zoti Kryeministër: Qëllimi i kësaj letre publike është jo vetëm sjellja në vëmendjen Tuaj e këtij fakti tronditës, por mbi të gjitha shpresa se ballafaqimi me votuesit Tuaj që për 21 vjet Ju besuan do Ju detyrojë të mos qëndroni duarkryq përballë padrejtësië, por të veproni në mënyrë të drejtë, duke e vendosur zyrën e QKR-së në një ambient të përshtatshëm në qëndër të qytetit të Kavajës. Vetëm kështu kjo zyrë kaq e rëndësishme për sipërmarrjen do të mund t'i shërbejë më së miri qytetarëve dhe biznesit të qytetit tonë. Shumëkush e ka lexuar votën e 8 Majit në Kavajë si një votë proteste kundër Jush zoti Kryeministër. Unë uroj që veprimet e ndërmarra muajt e fundit, përfshirë edhe shqetësimin për të cilin Ju shkruaj, të cilat shkojnë plotësisht kundër interesave të qytetarëve të Kavajës, të mos jenë shprehje e protestës dhe pakënaqësisë Tuaj nga vota që Kavaja dha në 8 Maj. Në të kundërt, do të kishim të bënim me një precedent tejet të rrezikshëm, që në mendimin tim vetëm sa do e thellonte hendekun e krijuar mes Jush dhe Kavajës. Precedent i cili jam i sigurtë do Ju dënojë edhe më rreptë në zgjedhjet e ardhshme. Me shpresën se Ju do të ndërmerrni të gjitha veprimet e duhura për të zgjidhur problemin për të cilin Ju shkruaj brenda 7 ditëve të ardhshme, Ju siguroj se pas datës 15 Mars qytetarët dhe përfaqësuesit e sipërmarrjes në Kavajë do të dinë të reagojnë ndryshe", shkruan kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com