Obelisku i demokracisë është vendosur sot në qendër të qytetit të Kavajës.
I paralajmëruar më herët nga kryebashkiaku Elvis Rroshi, monumenti vendoset në qytet pak ditë nga mbyllja e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale.
Ndryshe nga monumenti i vjetër, ai i vendosur sot është me ngjyrat kombëtare kuq e zi.
Inagurimi i këtij monumentit do të bëhet njëkohësisht me inagurimin e sheshit tashmë të rikonstruktuar, nga kryebashkiaku Rroshi dhe kryeministri Edi Rama, më datë 19 qershor, ç'ka korrespondon me mbylljen e fushatës elektorale.
Obelisku është realizuar nga skulptori Ilirian Xhixha dhe sipas tij, simbolizon energjinë e të gjithë popullit që shpërthen pikërisht në zemër të Shqipërisë, në Kavajë. Kjo energji sipas skulptorit Xhixha, lind nga toka dhe shpërthimi i saj drejt qiellit materializohet në formën dinamike dhe me ngjyrat e kombit, kuq e zi./ATSH/.
/Shqiptarja.com