Rroshi, Selami e Tahiri, KQZ:
Prokuroria të sjellë dënimet

Rroshi, Selami e Tahiri, KQZ:<br />Prokuroria të sjellë dënimet
TIRANE-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që t'i drejtohet Porkurorisë së Përgjithshme për t'i kërkuar të dhëna të imtësishme mbi të gjitha vendimet në ngarkim të dy deputetëve dhe kryebashkiakut përpara se të marrin një vendim.

KQZ kërkon përgjigje nga Prokuroria e Përgjithshme brenda 48 orëve për materialet shtesë për t'u mbledhur serish në 29 Dhjetor, pasi në datë 30 duhet të marrë një vendim.
 
Kërkesa drejtuar prokurorisë është votuar me rezultatin 4-3, ndërsa u mbështet edhe nga përfaqësuesi i zgjedhur nga PD, Hysen Osmanaj.

Kryetari Denar Biba u shpreh se prokuroria duhet të vendosë në dispozicion të KQZ numrin dhe datën e vendimit të dënimit tre personat që u referuan.
 
Në seancë ishte i pranishëm vetëm deputeti Shkëlqim Selami, ndërsa kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi dhe deputeti Dashamir Tahiri u përfaqësuan me avokatët mbrojtës.
 
Në mbrojtjen që bënë para KQZ për klientët e tyre të tre avokatët mbrojtës theksuan se prokuroria nuk ka dokumentacion të plotë, ndërsa KQZ nuk mund të marrë asnjë vendim për shkarkim.
 
Avokati i Elvis Roshit, Dhori Sollaku u shpreh se "Detyra e KQZ është vetëm konstatimi sepse kryetarët e bashkive shkarkohen nga Këshilli i Ministrave. Kompentencën nëse duhet të vijojë ose jo detyrën klienti im e ka në dorë gjykata Kushtetuese".
 
Ndërsa shtoi se provat për të cilat është akuzuar Roshi janë dorëzuar në prokurori dhe se aktet konfirmojnë faktet që është i padënuar.
 
Nga ana tjetër avokati i deputetit Shkëlqim Selami, Genc Çifligu deklaroi se "Në 2007 rezulton që vendimi për Selamin në Itali është pushuar.
 
Gjykata italiane e ka pushuar cështjen, Selami është i pafajshëm. Masa u mor në 1994 për veprën penale organizatë kriminale dhe u shua në 2002.

Ka një vendim pushimi, që barazohet me vendimin e pafajësisë. Kemi të gjitha provat që kemi marrë nga shteti italian
"tha ai.
 
Ndërsa avokati i deputetit, Dashamir Tahiri, Fatmir Braka deklaroi se Prokuroria nuk ka  bërë hetim të thelluar dhe se dënimi me 9 muaj burg për klientin e tij  për përdorim të një leje drejtimi shqiptare të falsifikuar në Itali është amnistuar.
 
"Klienti im u dënua 9 muaj burg dhe 300 euro gjobë në mungesë, por sipas ligjit italian vendimi u konsiderua i falur dhe rezulton se i akuzuari nuk ka vuajtur burgim, vendimi është i formës së prerë, pasi nuk është ankimuar".
 
Të pranishëm në seancë ishin edhe përfaqësuesit e partive politike. Përfaqësuesi i PD, Gazmend Bardhi kërkoi heqjen e mandatit për Roshin dhe Selamin, ndërsa për deputetin e PD u shpreh se nuk duhet t'i hiqet, pasi sipas tij vepra për të cilën akuzohet Tahiri është amnistuar në 2006 nga shteti italian.
 
Gjatë mbledhjes së KQZ për një moment u shkëput edhe energjia elektrike, por vetëm për disa sekonda, pasi u rikthyen sërish për të vijuar rrjedhën normale. 

kqz pa drita
kqz pa drita

Diskutimet në KQZ

Denar Biba: Kjo është një procedurë e re për KQZ. Ne nuk jemi gjykatë, por nuk mund tu shpëtojmë disa aspekteve proceduriale.
 
Gazmend Bardhi i PD: Për Elvis Rroshin zyra e prokurorit ka krye verifikimet dhe ka rezultuar se është subjekt i ligjit, në të paktën dy rrethana.
 
Ai është i dënuar për përdhunim dhe dëbim dhe të dyja këto e bëjnë subjekt të ligjit të dekriminalizimit dhe do të duhet është apo jo  brenda periudhës së ndalimit.
 
Denar Biba: Unë u kam dhënë fjalën, por mos bënë prokurorin, pasi ju jeni parti politike.
 
Gazmend Bardhi: Nuk kam ardhur të bëj akuza politike. KQZ nuk po bën politikë, është i ngarkuar për të zbatuar ligjin.
 
Denar Biba: Unë nuk iu ndjek me këtë bisedë. 

Gazmend Bardhi i PD: Elvis Rroshi ka qëndruar për 8 muaj në detyrë jashtë ligjit. 

Gazmend Bardhi: Roshit dhe Selamit tu hiqet mandati, ndërsa vepra për të cilën akuzohet Tahiri është amnistuar në 2006 nga shteti italian. 

Theodhori Sollaku, avokati i Elvis Roshit: Hera e dytë që unë paraqitem në komision. 7 muaj më parë komisioni vendosi që t'i kërkojë prokurorisë thellimin e hetimit pas informacioneve policore.
 
Pas 7 muajve nuk ka ndryshuar asgjë, asnjë hetim i thelluar nuk është bërë. Ligjvënësi ia ka lënë prokurorisë hetimin në bashkëpunim me autoritetet e huaja.
 
E vetmja gjë që ka ndodhur është arrestimi i Roshit, pa asnjë provë, një precedent i rrezikshëm.
 
Në këtë cështje pati një ngutje të tmerrshme. Informacioni që kemi nuk na referon asnjë dokument të ardhur nga autoritetet e huaja.
 
Të revokohet vendimi i 7 muajve më parë, që ia drejtuat prokurorisë së Përgjithshme.
 
Shpresoj ti kërkoni prokurorisë të plotësojë kërkesën që i keni bërë para 7 muajsh.
 
I mbrojturi prej meje akuzohet për një dënim 24 vite më parë, kur ka qenë 16 vjeç. Nuk kemi një vendim të konfirmuar nga autoritetet e huaja.
 
Nga infot që kemi ne, rezulton që në Zvicër dhe Gjermani nuk kanë dhënë asnjë info pas pretendimeve të ngritura 7 muaj më parë.
 
Jo vetëm nuk ka, por edhe sikur të kishte, Zvicra nuk futet te shtetet që duhet të bënte deklarimin.
 
Si mundet të penalizohet një person që mund të jetë dënuar jashtë në mungesë?
 
Nëse dënimi është dhënë në mungesë nuk ka fuqi, edhe KQZ duhet të marrë në konsideratë këtë praktikë.
 
Detyra e KQZ është vetëm konstatimi sepse kryetarët e bashkive shkarkohen nga Këshilli i Ministrave. Kompentencën nëse duhet të vijojë ose jo detyrën klienti im e ka në dorë gjykata kushtetuese
 
Edhe ligji për dekriminalizimin, referon që ky komision duhet t'i drejtohet kryeministrit për gjetjet e tij.
 
Edhe nëse do të ketë vendim që të hiqet mandati, kompetencën për të vendosur e ka gjykata Kushtetuese.

Denar Biba: Njoftuam edhe Prokurorinë, por nuk është e pranishme, do të ishte mirë të ishte një përfaqësues.

Avokati i Roshit, Sollaku: Provat për të cilat është akuzuar Roshi janë dorëzuar në prokurori. Aktet konfirmojnë faktet që është i padënuar. 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Demokracia lëngon', Bamir Topi në 'Repolitix': Bipolarizim! Pushteti i opozitës ekuivalent me fuqinë që ka kryeministri

'Demokracia lëngon', Bamir Topi në 'Repolitix': Bipolarizim! Pushteti i opozitës ekuivalent me fuqinë që ka kryeministri