Rrotacioni në Këshillin e Qarkut Lezhë sjellë incidente, dera hapet me forcë, ish-nën/kryetari: Do ngre padi

LEZHË-4 ditë pas konstituimit të Këshillit të qarkut të Lezhës, kryetari i ri i zgjedhur Eduart Ndreca është dashur që të njoftojë policinë për të hyrë brenda në zyrën e institucionit që ai përfaqëson për shkak se dera ishte e kyçur. Kanë qenë forcat e rendit të cilët kanë mundur të hapin me forcë derën dhe më pas kryetari i Këshillit të Qarkut të Lezhës është futur në zyrën e re.

Gazetari i Report Tv, Elvis Hila bën me dije se ish-nën/kryetari i Qarkut Agostin Marku ka akuzuar drejtuesit e rinj të zgjedhur pak ditë më parë se kanë uzurpuar me polici institucionin, duke hapur me forcë dorën kryesore të institucionit. Sipas Markut mandatet e Këshillit të qarkut janë antiligjore dhe për këtë do t'i drejtohen Gjykatës Administrative. Ai më pas pretendon se mandati i tij përfundon me 18 shtator dhe në këtë mënyrë nuk mund ta lëshojë zyrën.

Nga ana tjëtër kreu ri i Qarkut të Lezhës Eduard Ndreca ka nisur zyrtarisht punën mëngjesin e së martës. Ai ka thënë se paraardhësit janë njoftuar që prej katër ditësh por ata nuk kanë lëshuar zyrën prandaj u detyruan që të hapnin forcërisht derën.

Këshilli i qarkut Lezhë u konstituua më 6 shtator.  Në krye të këtij Këshilli është zgjedhur Eduart Ndreca. Ky i fundit ishte kandidatura e vetme për postin e kryetarit. Ndreca  gjithashtu mban edhe postin si kreu i PS për qarkun e Lezhës dhe pedagog në Universitetin e Shkodrës. Ai mori 14 votat e këshilltarëve të pranishëm në mbledhje, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Në mbledhje mungonte vetëm kryetari i bashkisë Mirditë, Ndrec Dedaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren