Gjatë dimrit ky segment rrugor i cili është më pak se 1 km bëhet pothuajse i pakalueshëm për shkak të gropave të cilat mbushen me ujë, ndërsa në shumë raste uji depërton edhe në banesa.
Situata më e vështirë behët për fëmijët të cilët për të shkuar në shkollë, duhet të kalojnë nëpër ujë, pasi nuk kanë zgjidhje tjetër.
Sipas banorëve kjo situatë vijon prej vitesh, ndërsa premtimet për ndërhyrje sa herë që ka pasur zgjedhje kanë rezultuar gënjeshtra.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)