Rrugicat e Tiranës, e jo vetëm, prej kohësh nuk kanë parë investime duke të të krijuar idenë se je duke kaluar në ndonjë nga rrugët e shkatërruara nga lufta të Kabulit në Afganistan. Pavarësisht se prej ditësh nuk ka pasur reshje, në një pjesë të këtyre rrugëve mbizotëron uji i cili del nga ujërat e bardh apo të zeza, kanalizime të cilat janë të dëmtuara prej muajsh. Një nga këto zona është ajo e Selitës, ku prej më shumë se 8 muajsh banorët ankohen se rrugët janë bërë të pakalueshme, ndërkohë që ka rrezik përzierjeje të ujërave të bardha me ato të zeza.
/Shqiptarja.com









