Rruga e Rinasit me një sens, kreu i ARRSH-së: Zgjidhje e mirë për të shmangur trafikun drejt aeroportit! Pas sezonit do gjendet zgjidhja përfundimtare

Kreu i Autoritetin Rrugor Shqiptar, Evis Berberi në një deklaratë për mediat tha se ato kanë bërë zgjidhjen e duhur, pasi pengesat janë më të mëdha për ata që humbin avionin. Berberi tha se mbas sezonit turistik do të ketë një zgjidhje përfundimtare, ndërsa shtoi se ka shumë rrugica alternative për të lëvizur.

“Me ndryshimin e sensit të lëvizjes nga Kthesa Kasharit në drejtim të Rinasi dhe nga Rinasi në Ahmetaq kemi bërë një zgjidhje të mirë të lëvizjes së trafikut për të gjithë ata qytetar që përdorin aeroportin. Automatikisht pengesat më të mëdha krijohet për ata që mund të humbasin avionin. Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kemi marrë një zgjidhje që ti japim sens lëvizje me një drejtim për të mos vonuar aksesin e aeroportit. Segmenti nga rrotullimi tek aeroporti në drejtim të Ahmetaqit ka disa rrugica që përdoren nga komuniteti dhe mund të përdoren në mundësi nga komuniteti. Një prej tyre është rruga e xhamisë mund të përdoret si një unazë e vogël e cila lehtëson trafikun në fshatin e Rinasit. Kemi një segment tjetër që lidh Ahmetaq Prezës po me fshatin e Rinasit nga rruga Fushë Krujë- Vorë, po ashtu mund të përdoret rruga e Valiasit për të lëvizur nga Aeroporti në drejtim të Kamzës. Jemi para sezonit dhe kemi fluks trafiku jo vetëm prej pasagjerëve por janë shtuar shumë edhe linjat ajrore. Kemi pritshmëri që mund të shtohet me 30% fluksi në muajit e sezonit, prandaj për sezonin të jetë kjo lëvizje dhe paralelisht po punojmë për zgjidhjen përfundimtare”, tha Berberi.

Berberi thotë se rrugët sekondare janë të aksesueshme dhe lehtësojnë qarkullimin në këtë periudhë pavarësisht se nuk janë me standardet e rrugës së Rinasit.

“Të gjithë banorët mund të përdorin rrugët sekondare edhe pse me 2-3 kilometra më shumë.  Ne kemi marrë përsipër ti japim zgjidhje pjesës më të madhe të shqiptarëve që përdorin aeroportin. Është bërë një zgjidhje teknike për të mos dëmtuar ata që ne na sjellin të ardhura në vend. Të gjithë turistët që vijnë dhe dalin janë të ardhura shtesë. Është mirë që të përdorësh një rrugë që ka disa standarde më të mira dhe ka lëvizje më të shpejtë, por duhet të na mirëkuptojnë dhe banorët të përdorin ato rrugë alternative që mbase nuk janë në këtë gjerësi, që nuk janë në këtë standard por në vetvete nuk ju shtohen aq shumë kilometra sa ato pretendojnë”, tha kreu i ARRSH-së.

Zgjidhje për të mos pasur trafik në rrugën që të çon në Rinas, nuk është zgjerimi i saj por ndërtimi i një rruge alternative.

“Kjo është zgjidhje provizore, deri në marrjen e një zgjidhje definitive për të cilën ne po punojmë dhe shumë shpejt do të kemi një zgjidhje në mënyrë që të kemi një rrugë tjetër që të na çoj në aeroport, dhe më pas të kemi mundësi për rikthimin e këtyre dy senseve por pasi ne të kemi bërë këtë segment deri në fund të muajit korrik që do të bëjë lehtësimin e trafikut dhe më pas do marrë një zgjidhje përfundimtare çdo shqetësim. Zgjidhje nuk është zgjerimi i rrugës. Një nga opsionet është krijimi i një rruge të shkurtër që kalon midis ish repartit të vjetër të Rinasit dhe të dali brenda në aeroport dhe brenda sezonit të verës mund ta kemi përfunduar edhe këtë rrugën”, pohoi Berberi.

Aktualisht po punohet për detajet teknike për këtë rrugë alternative tenderi i së cilës pritet të hapet këtë muaj.


Lajmi kryesor:

Banorët e Rinasit sërish në protestë, bllokojnë rrugën! Ndërhyn FNSH dhe i largon me forcë! ARRSH: Të përdorin rrugicat në zonë, pas sezonit turistik gjejmë zgjidhje përfundimtare


M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë