Rruga e Arbrit 250 mln euro
Qeveria miraton propozimin

Rruga e Arbrit 250 mln euro<br />Qeveria miraton propozimin
TIRANE-Këshilli i Ministrave i ka hapur dritën jeshile tenderit për ndërtimin e rrugës së Arbërit, duke i dhënë përparësi kompanisë “Gjoka Konstruksion”, e cila vitin e shkuar paraqiti një propozim të pakërkuar për këtë projekt.

Sipas ofertës, rruga do të kushtojë rreth 250 milionë euro dhe ndërtimi i saj do të zgjasë 46 muaj.

Falë propozimit të pakërkuar, kompania do të ketë një bonus prej 10 pikësh në tenderin për ndërtimin e rrugës.

Kompania ka propozuar një variant, sipas të cilit gjatësia totale e rrugës do arrijë në 69 kilometra dhe përfshin një tunel.

Veç kostove të ndërtimit, në ofertë kompania ka marrë përsipër edhe mirëmbajtjen e rrugës dhe tunelit për një periudhë 10¬vjeçare pas ndërtimit.

Shoqëria do të përdorë gjithashtu fondet nga buxheti i shtetit, të cilat duhet të jenë rreth 60 milionë euro për katër vitet e para të ndërtimit.

Kompania shqiptare hyri në lojë për ndërtimin e Rrugës së Arbrit vitin e shkuar, pas tërheqjes nga ky projekt të kompanisë kineze “China State Contruction. Kompania kineze kishte parashikuar një kosto prej 300 milionë dollarë për ndërtimin e një segmenti prej 27 kilometra të kësaj rruge.

Vendimi i plotë

MINISTRI I TRANSPORTIT DHE INFRASTRUKTURËS

Projektvendimi ka për qëllim dhënien e një bonusi prej 10 (dhjetë) % të pikëve për rezultatin tekniko-financiar të arritur gjatë periudhës përzgjedhëse shoqërisë “Gjoka konstruksion”, sh.a., për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.

Gjendja ekzistuese e Rrugës së Arbrit aktualisht është me 20.1 km të përfunduara dhe të vëna në funksionim. Janë rreth 15 km të tjera të ndërtuara jo plotësisht, që kanë mungesë të nënshtresave dhe shtresave rrugore, mbrojtje skarpatash dhe sinjalistikë e siguri rrugore.

Për t’u ndërtuar nga fillimi janë edhe 41 km të tjera, nga të cilat, 3 km i përkasin by-pass-it të Klosit dhe 3 km janë pjesë e lidhjes së Maqellarës nga Bllata. 

Ndërkohë, referuar propozimit të shoqërisë “Gjoka konstruksion”, sh.a., rezulton se rruga do të jetë në total 69 km, me standard më të lartë C2 dhe me një tunel, i cili plotëson të gjitha kushtet e sigurisë sipas direktivave të BE-së, pasi do ketë edhe tubin e dytë (të emergjencës).

Oferta e shoqërisë “Gjoka konstruksion”, sh.a., për ndërtimin e rrugës brenda 46 muajsh është 33 600 000 000 lekë (pa TVSH).

Gjithashtu, referuar propozimit të pakërkuar të paraqitur, në ofertën e sipërpërmendur janë përfshirë të gjitha kostot e tjera, siç janë: studimi dhe rishikimi i projektit, konsulenca, mirëmbajtja e rrugës për 10 vjet dhe operimi i tunelit gjithashtu për 10 vjet.

Gjithashtu, janë të përfshira edhe kostot e interesave si rrjedhojë e financimit të vonuar nga shteti për një periudhë 13-vjeçare. Vlera e tyre është rreth 6 348 860 000 lekë (pa TVSH). 

Shoqëria do të përdorë gjithashtu fondet nga buxheti i shtetit, të cilat duhet të jenë rreth 60 milionë euro për katër vitet e para të ndërtimit.

rruga e arberit


rruga e arberit

Segmentet e Rrugës së Arbrit
 
Segmenti Tiranë (qendër) – Ura e Brarit (Tiranë), 7.8 km
Rrugë urbane ekzistuese. Në të ardhmen duhet bërë diçka për ta përshtatur, që të jetë e një standardi të pranueshëm
 

Segmenti Ura e Brarit (Tiranë) – Hyrje Tuneli Qafë Murrizë, 19.3 km
Loti 1, me gjatësi 5.413 ml, në proces ndërtimi duke filluar nga Ura e Brarit në drejtim të Qafë Murrizës, por pa përfunduar plotësisht. Duhet kryer asfaltimi dhe pjesa tjetër (sinjalistikë, siguria rrugore etj.)

Loti 2, i gjatë 5.89 ml pa prekur

Loti 3, i gjatë 7.784 ml pa prekur

Gjithsej pa prekur: 13 573 ml

Segmenti Hyrje e Tunelit Qafë Murrizë – Ura e Vashës, 13.1 km
Me vlerë rreth 144.9 milionë euro. Ka një tunel (të Murrizës) me gjatësi 2.533 ml me një kosto rreth 88.7 milionë euro, pa prekur.
Gjithsej pa prekur: 13.100 ml

Segmenti Ura e Vashës – Bulqizë, 13.2 km
Në gjatësi deri km 10.8 janë kryer punime, por rruga nuk është e përfunduar

Segmenti nga km 10.8 deri në km 13.2 rruga është e pa prekur

Gjithsej pa prekur: 2 340 ml

 
Segmenti Bulqizë – Ura e Çernecit (3.7 km nga kufiri shtetëror), 16.93 km
Loti 1, 6.9km i ndërtuar

Loti 2, 5.1km i ndërtuar

Loti 3, 4.52km i ndërtuar

Segmenti Ura e Çerenecit – Kufiri Shtetëror (Gjoricë)
3.7 km (pa projekt, pa prekur)

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona