'Rruga e Arbrit e paplotë', Mziu akuza qeverisë: Kishte mbaruar 80% e punës gjatë PD-së, mbeti ëndërr! Ministrja e infrastrukturës: Ne i bëjmë realitet

 

Në interpelancën e thirrur nga ish deputeti Xhelal Mziu ndaj ministres së infrastrukrës Belinda Balluku ky i fundit ka folur rreth projektit, sipas tij ende të paplotë për Rrugën e Arbrit.

Sipas tij, kjo rrugë mbeti një ëndërr, pasi sipas tij gjatë kohës kur PD ishte në pushtet kishte mbaruar punimet e saj me 80% ndërsa me ardhjen e rilindjes u deshën vite për ta përfunduar. Pas fjalës së tij, ministrja u shpreh se nëse opizita ka një ëndërr detyrimi i qeverisë Rama është ta bëjë realitet.

'Që nga ajo ditë e deri më sot 19 herë ka patur deklarata nga për fillim dhe mbarim të punimeve, dhe rruga ka mbetur rrugëve. Në 8 vite janë ndërtuar rrugë. Kostoja e saj ishte 70 milionë euro me ardhjen e Rilindjes jo vetëm që nuk nisi në mandatin e parë por u deshën vite për ta filluar dhe u bë një shpikje për këtë rrugë do bëheshin 1 miliardë lekë investime që do bëheshin përmes skemës së famshme PPP.

Rruga e parë do ishte rruga e Arbrit ishte absurditet hapi i parë i kësaj qeverie në shpikjen e PPP që s’ka shqiptar që nuk e di që është korruptive.

Kjo rrugë sot e kësaj dite mbetet ëndërr për dibranët, bulqizakët se as gjysma e asaj rruge s’ka mbaruar dhe s’po flasim për efektin financiar që është i jashtëzakonshëm krahasuar me atë që do merret nëse ajo rrugë do mbarojë ndonjëherë”.

Kjo rrugë jo vetëm që ka mbaruar por as gjysma e asaj rruge nuk ka mbaruar. Ajo rrugë nuk plotëson kriteret e lidhjes me një qytet e jo më të jetë ndërkombëtare. Për rrugën e Arbërit thanë ne do t’ia japim privatit se privati i ka lekët. U tha se do të jepet financimi në 13 vite dhe rruga do të mbarojë për 3 vite. Dtata e fillimit janë të shumta, por ajo rrugë u lidh me një kontratë 336 milionë euro dhe ishte një çmim rekord i këtij niveli rrugëve, me gjysmën e aksit të mbaruar para vitit 2013. Nëse shohim rrugën e Arbërit dhe kontratë, ajo duhet të kishte mbaruar në vitin 2021. Kryeministri deklaroi se rruga do të mbarohej përpara afatit, por jo vetëm që nuu mbarua, por edhe sot 50% e rrugës ka mbaruar”, tha Mziu.

' tha Mziu

Sipas ministres nëse rruga e Arbrit do të kishte kaq shumë rëndësi, Mziu duhet së paku ti kishte shtyrë bashkëpartiakët e tij ta realizonin këtë rrugë.

'U tha se kjo rrugë shumë e rëndësishme dhe nuk e kuptoj pse kërkuesi i interpelancës nuk i ka shtyrë bashkë partiakët e tij ta realizonin këtë rrugë. Kjo rrugë u bë pasi qeveria Rama bëri ato studimet për ta realizuar.

Vende pune, ndërkohë që përfaqëson Dibrën unë kam marrë vota në Tiranë po përfaqësoj në Dibër, dhe ajo që unë shoh në atë qark janë se këto punë që janë bërë në rrugën e  Arbrit kanë ndryshuar jetën e qytetarëve në ato zona. Të vish e të thuash se nuk është bërë asgjë, është një abuzim shumë i madh. janë krijuar vende pune se bujqësia ka lulëzuar p[or edhe për shkak të infrastrukturës. Flet për ëndrrat dhe thotë që Rruga e Arbrit mbetet një ëndërr, jo nuk mbetem, detyrat i kishit ju detyra jonë është t'i bëjmë realitet. Ju cilësojmë si qytetar të republikës së Shqipërisë ju plotësojmë ëndrrat.'- tha Balluku. 


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Mziu interpelancë me ministren e infrastrukturës për rrugën e Arbrit: Kur do marrin fund vdekjet në atë aks? Balluku: Abuzuat me miliona euro me rrugën e Kombit


G.MO/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet