Rruga e Kombit, 5 kompani
në garë për koncensionin

Rruga e Kombit, 5 kompani<br />në garë për koncensionin
TIRANË – Qeveria nis procedurat për dhënien me koncension të “Rrugës së Kombit”. Sipas informacioneve zyrtare të ofruara nga Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, 5 kompani dorëzuan këtë të hënë ofertat e tyre, mes të cilave edhe kommpania “Aktor”. Kësaj të fundit, qeveria i ka besua ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan.


PËRGJEGJËSITË
Koncesionari do të jetë përgjegjës për:  operimin dhe mirembajtjen e Autostrades; operimin dhe mirembajtjen e tunelit te Thirres;  funksionimin e nje sistemi te hapur tarifash, mbledhjen e te ardhurave nga tarifat;  punimet shtese per stabilizimin e skarpatave dhe masa mbrojtese per te parandaluar mbylljen e rrugeve, për përmirësimin e sigurisë në rrugë, dhe për të reduktuar gradualisht kostot e operimit dhe mirëmbajtjes se Autostradës.
Por, krahas kësaj, kompania që do të fitojë koncensionin do të kryejë edhe rehabilitimin dhe zgjerimin e disa segmenteve si:
ndërtimi i sheshit të pagesave, për një sistem "të hapur" tarifimi; instalimin e rrethimit përgjate Autostradës; instalimin e ndricimit në të gjitha kryqëzimet; ndërtimin e tre kryqëzimeve në segmentin e III-të të autostradës;  ndërtimin e kryqëzimit në Kalimash; dublimi i segmentit të I-rë ( Milot- Rrëshen)të autostradës dhe  ndërtimin e ures së re të Drinit dhe tunelit vijues në Kukës.

KOMPANITË
Gjatë kësaj procedure depozituan dokumentacion pesë subjektet:
STRABAG & INTERTOLL CONSORTIUM; J&P-AVAX & EGIS CONSORTIUM; HOCHTIEF PPP SOLUTIONS GMBH; AUTOSTRADA BRESCIA- VERONA-VICENZA- PADOVA SPA dhe VINCI CONCESSIONS SAS – AKTOR CONSESSIONS SP
Dokumentacioni do të vlerësohen bazuar në kriteret e përzgjedhur të përcaktuar në dokumentacion standart të kësaj procedure për fazën parakualifikim. Komisioni i Vlerësimit do të përfundojë vlerësimin e ofertave të paraqitura brenda datës 23 mars 2012 dhe autoriteti do të ndjekë procedurat e parashikuara konform ligjit në fuqi.


KUSHTET E KONCENSIONIT, SIPAS IFC-së
Në një njoftim të tij lidhur me organizimin e tenderit, IFC (Korporata Financiare Ndërkombëtare, organ i Bankës Botërore) ka dhë disa hollësitë e mëposhtme lidhur me kushtet e koncensionit që do të jepet për rrugën Milot-Morin


Kohëzgjatja 20-35 vite

Kostoja e investimeve 100 milionë euro

Fillimi i dyfishimit të segmentit Milot-Rrëshen Nga 3 deri në 10 vjet pas marrjes së koncensio-nit

Financimi 100% nga koncensionari

Si do të paguhet taksa e kalimit Do të ketë një taksë fikse për çdo kategori automjeti


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë