Tarifa e kalimit në Rrugën e Kombit nuk pritet të ulet për shkak të forcimit të lekut ndaj euros. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, tha tw martwn se nuk sheh arsye ekonomike për ndryshimin e tarifës, pasi ajo është e përcaktuar në kontratën koncesionare dhe kostot operative të koncesionarit janë në lekë.
“Në fakt, tarifa e një kontrate koncesionare është një tarifë e negociuar, e fiksuar në kontratë. Përgjithësisht, çmimet vendosen në bazë të kostos dhe, për koncesionin që flasim, kostot operative janë në lekë. Shpenzimet janë në lekë dhe nuk janë në euro, nuk lidhen me importe që mund të kryejë koncesionari në këtë moment të caktuar dhe unë nuk shoh arsye që të ketë një ndryshim të tarifës, pasi nuk përbën sens logjik ekonomik. Nëse do të ishim në një moment ku koncesionari ishte duke importuar, duke investuar në ndërtim dhe do të kishim një vlerësim të euros dhe një ulje të kostove për shkak të vlerësimit të euros, atëherë do të bënte sens logjika juaj. Në momentin që shpenzimet operative janë në lekë, nuk bën sens logjika e një negocimi të çmimit në zbritje”, tha Ibrahimaj.
Lajmi kryesor:
Nga tetori 160 produkte ushqimore në 'Pasqyrën e Çmimeve', Ibrahimaj: Çmime fikse për 3 muaj, fitim minimal për biznesin










