Vendimi i Z. Edi Rama per te vonuar implementimin e pageses per Rrugen e Kombit per te ardhmen e parashikueshme, i siguron qeverise dhe shoqerise shqiptare nje mundesi te arte per t’u bashkuar ne shpirtin e bashkepunimit dhe te se mires se perbashket. Ne duhet ti rezistojme nxitjes per t’i anashkaluar keto vendime me pasoje duke percare popullin shqiptar, ose thjesht duke propozuar zgjidhje qe vetem arnojne problemin perkohesisht, apo duke kerkuar ndjese siperfaqesisht, vetem per te arrituar aty ku filluam. Kjo mosmarreveshje kaq publike dhe e dhunshme midis qytetareve shqiptare dhe qeverise se tyre e ka bere tashme te qarte qe nese ne do te shkojme perpare si nje shoqeri, ne duhet te perdorim me te mirat e instinkteve tona sipermarrese dhe pragmatike qe kane te bejne me kete ceshtje.
Debati deri tani, ndonese teresisht i parandalueshem dhe panevojshmerisht i provokuar, ka qene i dobishem te pakten per identifikimin e disa fakteve themelore ne lidhje me kete ceshtje, e cila duke gjykuar nga deklaratat e leshuara nga vete Z. Rama ditet e fundit, do te rikthehet serish ne vemendjen e qytetareve ne muajt dhe vitet ne vijim. Kjo per faktin e thjeshte sepse vete qeveria e udhehequr nga Z. Rama ka konstatuar ne baze te te dhenave qe ajo ka ne dispozicion se vazhdimesia e ndertimit dhe e mirembajtjes te infrastruktures rrugore te Shqiperise eshte e pamundur te arrihet nepermjet financimit nga buxheti publik.
Pertej ketij konstatimi dhe si rrjedhoje e veprimeve te qeverise gjate ketyre diteve te fundit, ne kemi mesuar gjithashtu se shumica e qytetareve shqiptare:
Pranojne argumentin se ndertimi dhe mirembajtja e infrastruktures rrugore nenkupton kontribute financiare nga ana e tyre. Mosdakortesia lind kur diskutohet forma dhe sasia e ketij kontributi, perfshire ketu nese kjo pagese duhet bere nepermjet nje takse, nje pagese standarte, apo te subvecionuar.
Presin qe perpara se t’u shtohet nje barre financiare shtese, ne menyre te drejtperdrejte apo jo- te drejtperdrejte, Rruga e Kombit te jete e perfunduar plotesisht dhe e mirembajtur sipas standarteve me te larta evropiane.
Ndjejne qe qeveria Rama e ka trajtuar ceshtjen e tarifes se Rruges se Kombit ne menyre te fshehte dhe jo-transparente, duke filluar qe nga perzgjedhja e partnereve private, dhe deri tek artikulimi i arsyetimit per domosdoshmerin e kesaj tarife.
Jane te nje mendjeje qe kjo qeveri i trajtoi me shume pa-aftesi dhe ngathtesi politike protestat e 31 marsit, si edhe ngjarjet qe vijuan nga ajo dite, duke perfshire ketu edhe arrestimin e atyre qe dyshohen te kene ushtruar dhune ndaj policise si edhe prones private.
Nuk e konsiderojne pyetjen e tarifes se Rruges se Kombit si nje ceshtje politike/partiake dhe jane te palumtur me instrumentalizimin opurtinist nga ana e opozites te kerkesave te drejta te popullit kuksian dhe te mbare Shqiperise.
Atehere, ku shkojme nga ketu? Si fillim, ne kemi nevoje te hapim nje bashkebisedim mbarekombetar dhe gjitheperfshires mbi menyren me te mire per te financuar projekte te infrastruktures rrugore ne vend. Komuniteti nderkombetar ka sinjalizuar me shume se nje here pakenaqesine e tij ndaj perdorimit te ekzagjeruar te PPP-ve (Partneriteti Publik-Privat) nga qeveria Rama. Kjo eshte nje ceshtje qe na perket te gjitheve ne, jo vetem banoreve te Kukesit, ose se shpejti dhe atyre ne Vlore. Zgjidhje ekzistojne, por per ti identifikuar ne kemi nevoje per nje diskutim te hapur, inkluziv, dhe transparent mbi perzgjedhjen me te mire te politikave dhe praktikave boterore per qendrueshmerine financiare te sistemit te infrastruktures, me ngarkesen financiare me te vogel te mundshme mbi kurrizen tashme te mbingarkuar te qytetareve shqiptare.
Fatmiresisht, ne nuk jemi as te paret, as te fundit qe ndeshemi me kete problem. Eshte e qarte qe zgjedhja e nje modeli te ngurte, qe parashikon te njejten pagese per cdo person, pavaresisht pikenisjes se tyre, eshte problematike dhe e papranueshme per shumicen e qytetareve. Ne shume vende te botes, pershire ketu edhe fqinjet tane si Maqedonia dhe Greqia, nje pagese ne baze te kilometrazhit te udhetuar ka demonstruar efikasitet dhe qendrueshmeri financiare. Perfitimi ketu eshte evident: ky sistem nuk do te impononte nje tarife standarte universale, por do te percaktonte pagesen ne baze te perdorimit te rruges. Nen kete regjim, banoret e zonave ne afersi me njera tjetren do te paguanin shume pak ose asgje per udhetimet e tyre brenda nje zone te caktuar. Nje zgjidhje e tille e ben te panevojshme ndertimin e nje rruge dytesore, e cila do te ishte e detyrueshme nese ngulet kembe ne planin ekzistues.
Nderkohe, qeveria Rama duhet te ndermarre hapa te menjehershem te cilet me veper, dhe jo vetem me fjale, tregojne se ajo i respekton qytetaret kuksian dhe se ka ndermend te cbej politikat dhe vendimet e gabuara. Kryeministri Rama duhet te vizitoje qytetin e Kukesit sa me pare dhe te takohet me ata te cilet protestuan ne menyre paqesore te nxitur nga deshperimi tyre. Nga ana tjeter, opozita duhet te rikthehet ne parlament per te filluar nje diskutim te matur dhe te kujdesshem, se bashku me qeverine, mbi keto ceshtje. Nese njera prej paleve nuk i pergjigjet pozitivisht kerkeses per bashkepunim, atehere pala tjeter duhet te shpalle vizionin e saj ne lidhje me menyren me te mire per te shkuar perpara dhe per te filluar nje seri seancash degjimore publike ne te gjithe Shqiperine mbi ate qe qytetaret, biznesi, dhe organizatat e shoqerise civile konsiderojne si zgjidhjen me te mire.
Cdo stuhi ka nje fije te argjende. Po keshtu edhe stuhite politike. Udheheqesit e zgjuar e kuptojne qe ngjarje te tilla mund te japin nxitjen e duhur per te arritur ne zgjidhjen e duhur. Mosperfillja ndaj ketyre mundesive per bashkepunim dergojne me siguri drejt humneres politike. Ngjarjet ne Kukes jane vetem fillimi. Protestat i kane sinjalizuar klases politike tashme qe ajo nuk po i kushton vemendjen e duhur shqetesimeve te popullit. Tani eshte koha per te ndryshuar paradigmat tona te asaj qe eshte e mundshme dhe e deshirueshem, duke vene ne krye nevojat afat-gjate te vendit, dhe jo ato te oligarkeve dhe te politikaneve te korruptuar. Le ta shfrytezojme kete mundesi per arritur ne disa zgjidhje te qendrueshme dhe te provuara, per te sjellur shqiptaret se bashku, dhe jo ti percajme ata.
Vec militantet e hane kete propaganden pro qeveritare qe ushqeni ju si "media".
Përgjigju